• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë

02/06/2022
10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë

Arrestimi i sotëm i drejtorit të Urbanistikës Pandi Zhonga, juristes së Kadastrës Rovena Alikaj dhe noterit Aleko Anagnosti të akuzuar për tjetërsimin e një trualli me sipërfaqe 10 mijë m2, e çon në 10 numrin total të zyrtarëve të arrestuar në pesë muajt e këtij viti në Sarandë. Në muajin mars, në pranga ranë Andri Dhima ish-drejtor i Kadastrës Sarandë, Vasil Lango , përgjegjës i sektorit të hartografisë, Saimir Braho, hartograf dhe Erliton Ymeri, hartograf në këtë institucion.

Në muajin prill përfundoi në pranga edhe zyrtari i Kadastrës, Laert Pasha, i cili i kërkoi 4 mijë euro një qytetari për nxjerrjen e dokumentit të Hipotekës mbi pronësinë e një hoteli.

Ndërsa në Shkurt 2022, u arrestua shefja e IMT-së pranë bashkisë Sarandë, Romina Pulaj dhe u shpall në kërkim inspektori, Martin Arapi dhe Nertion Jano.

Në kërkim vijon të jetë ndërkohë edhe ish-drejtoresha e Kadastrës, Kozeta Statha. E thënë përmbledhtazi, në 4 operacione të SPAK, Prokurorisë së Sarandës e Gjirokastrës dhe Policisë së Shtetit, janë 10 zyrtarë të arrestuar plus 3 në kërkim dhe një ndiqet në gjendje të lirë. Mes të arrestuarve dy kanë qënë drejtorë në Bashkinë Sarandë; Pandi Zhonga dhe Romina Pulaj.

6 kanë qenë zyrtarë në Kadastër, 1 në Doganë dhe tjetri noteri Aleko Anagnosti. Burimet të Argjirolajm.net mësojnë se hetimet po vijojnë ende dhe në javët e ardhshme do të ketë zhvillime të reja. Çfarë i lidh të gjithë këta zyrtarë dhe ish-zyrtarë me njëri-tjetrin? Paraja- korrupsioni si rrugëdalje për të shkelur ligjin dhe për të përfituar.

Saranda është një qytet ku përzihen interesa të shumta pasurore dhe ku grupet kriminale, sidomos ato që operojnë në fushën e pastrimit të parave, kanë intensifikuar veprimtarinë e tyre. Zyrtarët që janë në funksione publike si “gardianë” të ligjit, nuk i rezistojnë tundimit për të përfituar paratë që vërshojnë lumë në këmbim të një leje ndërtimi, të një legalizimi, regjistrimi në Kadastër apo mbylljes së syve teksa ngrihen ndërtime pa leje.

Por pavarësisht se çdo reagim i SPAK, Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit për t’i prerë rrugën korrupsionit është për t’u përshëndetur, “peshqit e mëdhenj” që “notojnë” natyrisht edhe në Gjirin e Sarandës, nuk kanë rënë ende në rrjetë. ©argjiroja.net 

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

VIDEO/ Fitore e pastër, Atletico Madrid feston në transfertë

21/12/2025
Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

Luiz Ejlli për Kiarën: Bëra atë që do të bënte çdo burrë për nënën e fëmijës së tij

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al