Ndërsa në Shqipëri dështoi prej 10 vitesh të rrëzonte Edi Ramën nga pushteti dhe të bënte fituese PD-në, Lulzim Basha ka marrë së fundi një post tjetër në Europë. Me siguri sepse edhe europianët e kanë kuptuar që ai tashmë s’ka ngarkesën e dikurshme dhe rolin e opozitës e bën part time, prandaj menduan t’i ofronin një angazhim të ri.
Mësohet se Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar për të emëruar kryetarin e PD-së së vulës, Lulzim Basha raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.
Më herët Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës. Aktualisht pjesa e tij e vulës në PD është zvogëluar edhe më tepër pas largimit të grupimit të Gazmend Bardhit. Basha ka pas vetes vetëm 11 deputetë dhe sigurisht vulën që e mban me ndihëm e Edi Ramës.