• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër

17/03/2025
11 maji, pse lista e hapur e PS janë e vetmja garë në Gjirokastër

Qarku Gjirokastër nuk pritet të ketë asnjë surprizë sa i përket ndarjes së mandateve më 11 maj. Rezultati duket i fiksuar njësoj si viti 2021, aq më tepër kur shikon që PD ka vetëm një ofertë, e cila është refuzuar sistematikisht me votë, Tritan Shehun. Pra, gjasat janë që ndarja e mandateve të jetë sërish 3 me 1 në favor të mazhorancës.

Edhe votat e emigrantëve apo dalja e partive të reja nga projeksionet e deritanishme duket se nuk ndryshojnë asgjë në ndarjen e mandateve. E vetmja garë e vërtetë dhe pse jo disi e ashpër është brenda listës së hapur të Partisë Socialiste.

Renditja që Kumbaro bëri në këtë listën ditën kur e prezantoi në selinë e PS-së nuk ka asnjë rëndësi sepse ishte sipas rendit alfabetik. Më kot u shqetësua dhe Tërmeti që e pa veten i fundit sepse i fillon emri me gërmën T.

Anila Dhimitri, Piro Dhima, Shyqyri Hysi e Tërmet Peçi janë në fushë të hapur. Renditja e tyre në fund do të bëhet jo më sipas rendit alfabetik, por sipas votave që do të marrin. Dy prej tyre që marrin më shumë vota automatikisht fitojnë mandatin e deputetit.

Përtej buzëqeshjeve të kortezisë së turit të parë të prezantimit që po iu bën Mirela Kumbaro, ata do të jenë shumë shpejt në një garë të ethshme me njëri-tjetrin. Ndonëse ka një ndarje formale të zonave ku ata do të përqëndrohen, teorikisht dhe praktikisht askush nuk i ndalon të katërt të kërkojnë vota në të gjithë qarkun. Ky është sistemi i ri në Kodin Zgjedhor.

Nëse Anila Dhimitri ka Përmetin dhe Këlcyrën dy bashkitë ku do të përqëndrojë energjitë e saj, Tërmet Peçi e Shyqyri Hysi do të “përplasen” sidomos në Tepelenë e Memaliaj, por duke mbajtur sytë edhe nga Gjirokastra për shkak të lidhjeve dhe njohjeve të tyre. Piro Dhima ka në fokus bashkitë Gjirokastër, Dropull dhe Libohovën deri diku. Por secili nga ta mund të kërkojë vota kudo në qark.

Çështja këtu është si do të sillet struktura e PS në secilën prej bashkive të qarkut? Nëse pranojmë ndarjen formale të zonave dhe po themi që Anila Dhimitri mbulon Përmetin dhe Këlcyrën, strukturat e PS-së në këto dy bashki nuk mund të jenë në shërbim, fjala vjen të Tërmet Peçit apo Piro Dhimës. Kjo do të çonte në një përplasje të brendshme të PS-së dhe do të harxhonte shumë energji.

Por thënë këto, nuk përjashtohet fare që Tërmet Peçi dhe Piro Dhima të kërkojnë dhe pretendojnë vota edhe në Përmet e Këlcyrë me njohjet dhe lidhjet e tyre. Tjetër, nëse Shyqyri Hysi formalisht do të përqëndrohet në Memaliaj, struktura e PS-së në këtë bashki duhet të jetë në shërbim të tij.

Apo shembull tjetër, struktura e PS-së në Gjirokastër e Dropull duhet të jenë në funksion të Piro Dhimës nëse këto dy bashki janë formalisht zona elektorale për këtë kandidat. Pa një ndarje formale të zonave do të kemi një përplasje brenda radhëve të PS-së sepse në këto zgjedhje çdo votë vlen më shumë se asnjëherë më parë.

Në letër i avantazhuar nga kandidatët e listës së hapur ngjan të jetë Tërmet Peçi sepse është i testuar elektoralisht prej 14 vitesh dhe ka nga mbrapa edhe strukturën e Bashkisë Tepelenë nga e cila u dorëhoq para disa ditësh. Megjithatë ky është një sistem i hapur dhe fitues në raport me tjetrin del ai që merr qoftë edhe një votë më tepër.

Gara e 11 majit në qarkun Gjirokastër është mes kandidatëve të listës së hapur të PS-së. Veç Tritan Shehut që duan ta bëjnë sërish deputet, fitore për PD-në në këto zgjedhje është të gjejë të paktën komisionerë në çdo qendër votimi. ©Argjiroja.net

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al