Florian Binaj zyrtarizoi largimin e tij nga spektakli i njohur Portokalli. Ai është i disati në vazhdën e largimeve të aktorëve nga ky spektakël.
Aktori Jul Deda, i cili ka marrë pjesë në këtë spektakël më herët, ka shpërndarë një status në Facebook, ku tregon arsyen e këtyre largimeve nga Portokalli. Sipas Dedës, arsyeja është regjisori i këtij spektakli, Altin Basha.
“Të gjithë aktorët paskan qenë njerëz të këqij dhe regjisori paska qenë engjëlli mbi tokë? Ne ishim të paaftët këtu, apo ky ishte i paaftë ta mbante trupën të bashkuar? Besoj se u sqaruam me në fund. Hajt, tung”, shkruan Julian Deda.
Më poshtë postimi i plotë: