Gazetari investigativ Artan Hoxha i ka mbyllur pushimet dhe u është rikthyer postimeve në lidhje me trafikun e kanabisit në Shqipëri.
Këtë herë, Hoxha ka pozuar nga një parcelë, për të cilën shprehet se është mbjellë me një farë të modifikuar në kushte laboratorike në Spanjë dhe piqet brenda 60 ditëve. Me humor, gazetari shton se ndodhet në xhunglën shqiptare me hibridin më të ri të kanabisit, “Gorrilla”.
“Ne XHUNGEL, Sigurisht nuk jemi ne Afrike. As ne xhunglen e Amerikes Latine. Por jemi ne xhunglen shqiptare, me hibridin me te ri te kanabisit Made in Albania, “Gorrilla”. Nje e fare e modifikuar ne kushte laboratorike ne Spanje dhe e kultivuar per here te pare ne Shqiperi, qe piqet brenda 60 ditesh…Per me teper nga ora 12:00 ne ABC NEËS, me Juli Xhokaxhi….,”- shkruan Hoxha krah fotove.