• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

13% u rrit numri i turistëve në korrik, Jugun e braktisën vendasit

20/09/2022
Eurostat rendit shtetet bregdetare të Europës për nga cilësia e ujërave, ku radhitet Shqipëria

Numri i pushuesve në strukturat akomoduese shënoi 13 për qind rritje në muajin korrik. Instituti i Statistikave raportoi se rritje kanë shënuar si turistët rezidentë me 13.1 për qind edhe ata jo-rezident me 12.9 për qind në raport me korrikun e një viti më parë.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 14,9 %, në krahasim me Korrik 2021. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netë qëndrimeve nga rezident është rritur me 14,9 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 15,0 “ thuhet në publikim.

I njëjti sjell në vëmendje se rajoni me rritjen më të lartë ka qenë ai ai qendër diçka e konfirmuar edhe nga tuorperatorët ku kontribuues kryesor mbetet Durrësi. Ky i fundit kishte një kërkesë 30 për qind më të lartë sipas turoperatorëve sese kishte kapacitetin akomodues. Ndërkohë Jugu duket se është braktisur nga vendasit të cilët kanë shënuar një rënie 3.5 për qind diçka që është balancuar nga jo-rezidentët që kanë shënuar një rritje 4.2 për qind.

“Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 50,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 53,6 %.

Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Jugut“ (36,1 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (71,6 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,9 %);Netë qëndrime” thuhet në publikimin e INSTAT.

Ajo që vihet re është edhe një rritje e netqëndrimeve të cilat janë 14,9 %, më të larta krahasim me muajin Korrik 2021.

“ Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritjen më të lartë prej 2,4 herë. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë me 41,2 %. Në muajin Korrik 2022, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin e Jugut“ (34,4 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (84,1 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (91,8 %)” nënvizon INSTAT.

Referuar shifrave gjatë korrikut , norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 38,6 %, kundrejt 35,1 % që ishte në muajin Korrik 2021. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 40,9 %, kundrejt 36,0 % që ishte në muajin Korrik 2021. /monitor

Related Posts

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)
Kryesore

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

09/03/2026
Korrupsion në zgjedhje/ Bleu vota për vajzën, SPAK çon për gjykim babanë e kandidates për deputete të PSD dhe një tjetër
Kryesore

Raporti i SPAK për vitin 2025: 45 milionë euro pasuri të sekuestruara, kriptomonedha dhe zyrtarë të lartë nën sitë

09/03/2026
Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua
Kryesore

Bllokohen mbi 50 milionë lekë në Kakavijë, nën hetim një grua

09/03/2026
Kryesore

Rama: Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e Fierit

09/03/2026
Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj
Kryesore

Rama kujton Beqir Ballukun: Belindën duan ta shohin në burg pa gjyq, njësoj si ata që dje e deshën të pushkatuar gjyshin e saj

09/03/2026
Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!
Kryesore

Berisha: Fjalimi i Ramës, elegji për veten dhe Ballukun. SPAK-u zero me bisht!

09/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

Vendos një gol në fund, Lazio fiton ndaj Sassuolos

09/03/2026
Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton

Të shtënat drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles, gruaja e arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje

09/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al