• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të shtënat drejt shtëpisë së Rihanna-s në Los Angeles, gruaja e arrestuar akuzohet për tentativë vrasjeje

09/03/2026
Rihanna humb 36 milionë dollarë nga projekti i dështuar i modës me Louis Vuitton

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë banesës së këngëtares së njohur Rihanna në Los Angeles, ku një grua dyshohet se ka qëlluar me armë drejt shtëpisë së saj. Autoritetet kanë arrestuar një 35-vjeçare nga Florida, e identifikuar si Ivanna Ortiz, e cila përballet me akuza për tentativë vrasjeje.

Sipas policisë së Los Angelesit, e dyshuara dyshohet se ka qëlluar disa herë nga automjeti i saj drejt adresës së artistes, ku ajo jeton me partnerin e saj, reperin ASAP Rocky. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk është raportuar asnjë i lënduar.

Një raport policor i siguruar nga mediat amerikane tregon se të paktën dhjetë të shtëna janë qëlluar nga një makinë e bardhë Tesla, e cila ishte ndaluar përpara banesës së artistes. Pas të shtënave, drejtuesja e mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia publikoi edhe përshkrimin e të dyshuarës, e cila u pa me gërsheta dhe e veshur me një bluzë ngjyrë krem. Automjeti i saj, sipas autoriteteve, ishte i ndotur në pjesën e poshtme, çka ndihmoi në identifikimin e tij.

Pas një kërkimi të shpejtë nga ajri, një helikopter policie lokalizoi automjetin në një parking në zonën e Sherman Oaks, ku Ortiz u arrestua pa rezistencë. Ajo u lirua më pas me kusht, pasi u vendos një garanci prej 10.2 milionë dollarësh.

Një burim pranë çiftit ka bërë të ditur se Rihanna dhe ASAP Rocky nuk kanë shumë informacione për incidentin dhe nuk kanë reaguar publikisht deri tani. Gjithashtu është konfirmuar se reperi nuk ndodhej në shtëpi në momentin e të shtënave.

Çifti ka tre fëmijë së bashku: RZA, Riot dhe Rocky. Ndërkohë, hetimet për rastin vijojnë dhe motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.

Related Posts

Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, vajza e Eli Farës: Mbaje kokë lart dhe kurorën drejt mbretëresha ime e bukur

12/10/2026
Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar
Paparazzi

Videot me Adi Hilën, flet këngëtarja Blerina Matraku: Mu duk burrë serioz, i kam dhënë 10 mijë euro për këngët, e desha shumë. Nuk e dija se ishte i martuar

11/10/2026
Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!
Kryesore

Videot me Adi Hilën/ Këngëtarja bën denoncim në polici, jep emra para hetuesve!

05/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al