• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

150 mijë euro për futbollistin e Luftëtarit, Tavo nis bisedimet me Idrizin, por Bregu…

09/12/2017
150 mijë euro për futbollistin e Luftëtarit, Tavo nis bisedimet me Idrizin, por Bregu…

Dejvi Bregu u largua në janar të vitit 2016 me parametra zero nga klubi ku u rrit, Flamurtari, për t’u transferuar më në skajin jugor të vendit te Luftëtari. Në Gjirokastër besuan te talenti i tij dhe e bindën të firmoste një kontratë me afat dy vite e gjysmë. Tashmë, kur po mbushen dy vite që Bregu mban veshur fanellën bluzi, “Panorama Sport” mëson se në klubin e vendlindjes, Flamurtari, janë gati të japin 150 mijë euro për të blerë kartonin.

Presidentët Sinan Idrizi dhe Grigor Tavo kanë folur dhe në parim kanë gjetur akordin për shifrën që kërkon Luftëtari, por gjithçka mbetet në dorë të lojtarit. Bregut i përfundon kontrata me Luftëtarin në verën e vitit 2018 dhe interesi i klubit gjirokastrit është ta shesë në janar, në mënyrë që vlonjati të mos largohet me parametra zero. Ofertat për 22-vjeçarin janë të shumta, por nga ajo që mëson gazeta, Flamurtari e sfidon Partizanin dhe Skënderbeun në garën për yllin e bluzinjve.

Dejvi Bregu

PRESIDENTËT – Idrizi konfirmon për “Panorama Sport” bisedimet për blerjen e kartonit. “Kam kontaktuar me presidentin e Luftëtarit. Kemi rënë parimisht dakord për të rikthyer Bregun në Vlorë. Është një kërkesë edhe e trajnerit Duro dhe ne po bëjmë përpjekjen tonë. Megjithatë, në fund do të jetë Bregu ai që do të vendosë për të ardhmen e tij.

idrizi

Kemi marrë sinjal pozitiv nga Luftëtari për transferimin, por nuk ia vlen që unë të flas për shifra se sa do ta blejmë kartonin. Është shpejt për këtë gjë”, tregon Idrizi. Nga ana tjetër, më konciz ishte në deklaratën për gazetën kreu i klubit gjirokastrit, Grigor Tavo. “Është e vërtetë që Idrizi më ka kontaktuar për Bregun. Unë kam vendosur një shifër për kartonin, kjo është e gjitha. Për momentin, jemi të përqendruar te ndeshja e radhës, ka kohë të flasim për merkaton”.

DILEMAT – Shanset që Bregu të rikthehet në Vlorë janë të pakta. Edhe pse vetë mesfushori nuk ka dashur të prononcohet në lidhje me këtë çështje, duke qenë se klubi ka vendosur heshtje për shtyp, burime të sigurta pranë lojtarit tregojnë se Bregu kërkon një aventurë jashtë Shqipërisë. “Bregu nuk dëshiron të kthehet në Vlorë, do një eksperiencë jashtë.

Bregu

Të paktën kështu ka biseduar edhe me presidentin”, tregojnë burime të sigurta pranë futbollistit të talentuar. Ndërkohë, drejtuesit e Luftëtarit janë të prirë për të mos ia imponuar zgjedhjen vlonjatit, në një kohë që ofertat nuk i mungojnë, edhe pse Flamurtari jep më shumë se çdo klub tjetër brenda Shqipërisë.

Bregu është kthyer në një fiksim i trajnerit Shpëtim Duro. Madje, pas ndeshjes Luftëtari-Flamurtari pak ditë më parë, Duro u shpreh: “Bregu ka qenë një dëshirë e hershme e imja, mbetet peng për mua. Nëse do ta kisha në skuadër, do t’i jepte lojës sonë më shumë frymëmarrje”./panorama

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al