• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka shpjeguar, për Top Story masat që janë marrë nga njësitë dhe strukturat e vendit për përgatitjen ndaj një sulmi të mundshëm nga Irani. Ai tha se Njësia Antiterror e Policisë së Shtetit është pajisur me dronë të teknologjisë së fundit, të prodhimit amerikan, në kuadër të forcimit të kapaciteteve të sigurisë. Këta dronë janë të pajisur me teknologji termike, duke mundësuar monitorim efektiv si gjatë ditës ashtu edhe natës.

“Nëse do të ketë skenare sulmesh ndaj vendeve që kërkojnë mbrojtje më të lartë, janë marrë dronë të teknologjive të reja te cilat do të përdoren nga ana e njësive dhe strukturave në lidhje me këtë mision që është vendosur tani i ri, edhe në aeroporte dhe ambasada është kujdes i shtuar, me më shumë masa sigurie, është shtuar numri i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, forcat Renea, edhe Grupe të tjera që monitorojnë zonat që ata mendojnë se janë zona të kuqe, ku mund te ketë skenare të ndryshëm. Do të bëhen edhe disa testime për kohën e reagimin, por këto janë informacione që nuk ka pse bëhen publike.

Mbaj mend dikur kur madje para se të ndodhtë Gërdeci kanë mbërritur disa eksperte edhe kanë thënë a është e gatshme Tiran që të përballoj tre apo katër ngjarje njëkohësisht?

Këto janë gjera që nuk duhet të shkojnë drejtë një paniku por drejtë një garancie më shumë për sigurinë ku kemi të bëjmë me atë kampin ne famshëm i cili duam apo nuk duam neve është një moment delikat që shikohen ndryshe në kuptomin e qasjes së elementeve të sigurisë dhe rendit në Shqipëri.

Nuk kanë ardhur vetëm dronë, kanë ardhur edhe pajisje të reja vëzhgimi që janë pjesë e të gjithë këtij skenari të mundshëm. Referuar ngjarjes së ndodhur në Stamboll, ka pasur reagime nga të gjitha anët pasi mendohet se mund të ketë celula të fjetura, mund të ketë individë, por ata që analizon me shumë antiterrori janë ujqërit e vetmuar edhe jo celulat, sepse mbahen nën kontroll shumica e tyre.”-tha Karamuço.

Pajisjet e reja pritet të rrisin ndjeshëm aftësinë e Policisë së Shtetit për mbrojtjen e kufijve dhe për gjurmimin e elementëve të dhunshëm, duke forcuar reagimin ndaj kërcënimeve të sigurisë.

Related Posts

Lëvizje në Gjirokastër, emërohet drejtori i ri i Ndërmarrjes së Trajtimit Studentor
Kryesore

Pretendimet për të infektuar me HIV/ Reagon Bashkia Gjirokastër: Fabrikim për të krijuar panik, autorët do të mbajnë përgjegjësi penale

18/04/2026
Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra
Kryesore

Përndiqte një vajzë, nën hetim 43-vjeçari nga Gjirokastra

17/04/2026
Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!
Kryesore

Protesta e opozitës/ PD Gjirokastër: Të shkojmë për të ngritur zërin tonë dhe për dinjitet!

17/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër/ Procedohet penalisht 56-vjeçari për ndërtim pa leje

17/04/2026
Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari
Kryesore

Tepelenë/ Pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike në një banesë të braktisur, shpallet në kërkim 49-vjeçari

17/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Goli i parë me Rubin Kazan, Gripshi në formacionin e javës në Rusi

VIDEO/ Gripshi lë gjurmë me Rubin Kazan, asist në kampionat

18/04/2026
“Jam i sigurt që kjo pikë do na vlejë shumë”, Martini kthen sytë nga Dinamo:  Maksimumin për të shkuar në finalen e Kupës

“Jam i sigurt që kjo pikë do na vlejë shumë”, Martini kthen sytë nga Dinamo: Maksimumin për të shkuar në finalen e Kupës

18/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al