Një 18 vjeçare nga Gjirokastra është marrë në mbrojtje pasi denoncoi gjyshen në polici për dhunë psikologjike.
Me anë të një njoftimi policia bën të ditur se është lëshuar urdhri i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasen me inicialet D.M, pasi dyshohet se gjyshja E.M, 63 vjeç, e ka dhunuar psikologjiskëshit.
Njoftimi i policisë
Më datë 05.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M, vjeç 18, pasi dyshohet se gjyshja E.M, vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.