• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

2 të rinjtë heronj në Greqi: Shpëtuan 26 pasagjerë pas përplasjes së trenave

02/03/2023
2 të rinjtë heronj në Greqi: Shpëtuan 26 pasagjerë pas përplasjes së trenave

“Nuk mendoja për asgjë tjetër veçse të ndihmoja bashkëqytetarët e mi”. Me këto fjalë, 18-vjeçari grek Angelos Tsiamouras përshkruan për gazetën “Peloponnisos” atë që po i kalonte në mendje teksa përpiqej të ndihmonte njerëzit në trenin me pasagjerë që u përplas me një tjetër tren komercial mbrëmjen e së martës.

Gjatë fundjavës, 18-vjeçari kishte qenë në Patra me shoqërinë e tij, Por fati e solli ballë për ballë me vdekjen. Ai ishte në vagonin nr.6 të trenit të pasagjerëve. “Ndiem tre goditje, njëra më e dobët se tjetra dhe e kuptuam menjëherë rrezikun ku ishim”, – tha ai.

“Nuk mendoja asgjë tjetër, përveçse duhej të ndihmoja njerëzit e mi. Së bashku me mikun tim Giorgos vrapuam tek vagonët 3 dhe 4 për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe së bashku me ekipet e shpëtimit arritëm të nxjerrim 16 persona. Gjithçka që mund të mendoja ishte se duhej të shpëtoja një person më shumë. Asgjë tjetër!

Në vagonin nr.3 pamë shumë të vdekur. Nuk mund të bëja, për fat të keq, shumë gjëra. Zjarri ishte përhapur. Vagoni nr.1 u shkatërrua menjëherë, vagoni nr.2 u shkrumbua nga zjarri. Unë nuk jam hero, mos më quani kështu.

Unë thjesht po bëja detyrën time, ndaj shokëve të mi. U shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave. Shpresoj që tani shteti të marrë përgjegjësitë e tij, në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen” – tha i riu.

“Ishte si një ferr i zjarrtë” – tha 18-vjeçari. Por ai nuk ishte i vetmi hero i kësaj tragjedie.

Mediat greke kanë zbuluar edhe rastin e një 20-vjeçari që ka mundur të thyejë vetë xhamin dhe të shpëtojë të paktën 10 të rinj, djem dhe vajza. Andreas Alikaniotis doli thuajse i padëmtuar nga vagoni i dytë dhe duke sfiduar rrezikun, zjarrin e madh që shpërtheu pranë tij, donte të shpëtonte njerëzit. Dhe ia doli.

Nga aksidenti humbën jetën 47 persona. Kërkimet vijojnë për të tjerë viktima.

Related Posts

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!
Kryesore

Prag tragjedie/ 12 orë ankth në ajër: Stuhia, dy ulje emergjente dhe rebelimi i pasagjerëve në fluturimin e ‘Ryanair’ drejt Tiranës!

14/07/2026
Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari
Kryesore

Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit nga Myanmari

14/07/2026
Bëhuni gati/ Na pret një verë e nxehtë, temperatura deri 40 gradë në Ballkan
Kryesore

Rënia e konsumit në restorante arrin deri në 35%, “çunat” nuk konsumojnë nga frika e SPAK

14/07/2026
Flamuri shqiptar në paradën ushtarake të 14 korrikut në Paris
Lajme

Flamuri shqiptar në paradën ushtarake të 14 korrikut në Paris

14/07/2026
Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Kryesore

Ish-kryebashkiaku socialist merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

14/07/2026
Rama: Shqipëria po bëhet më e fortë, ka vende që nuk e mirëpresin
Kryesore

Rama: Shqiptarët jetojnë më mirë dhe kërkojnë më shumë

14/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja në finalen e Botërorit, skuadra e De La Fuentes mund mes spektaklit Francën

14/07/2026
VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

VIDEO/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të gjysmëfinales së Botërorit

14/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al