• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

Dy vëllezër sirianë mbytën motrën e tyre 18-vjeçare në një kënetë, një vrasje për nder, e urdhëruar nga babai i tyre, pasi ai zbuloi se vajza e tij kishte një të dashur. Krimi i tmerrshëm ndodhi në Holandë dhe dy vëllezër u nxorën në gjyq pasi babai i tyre iku në Siri.

18-vjeçarja Rayan Al-Jayar u vra nga vëllezërit e saj me urdhër të babait të saj, sepse ajo kishte “turpëruar” familjen duke pasur një partner. Babai Khaled, i cili u largua në Siri, do të gjykohet në mungesë ndërsa vëllezërit, Mohammed, 23 vjeç, dhe Muhannad, 25 vjeç, u nxorën në bankën e të akuzuarve.

18-vjeçarja u zhduk nga shtëpia e familjes së saj në Jura të Holandës, më 22 maj 2024. Gjashtë ditë më vonë, ajo u gjet e vdekur në një kënetë në Lelystad, ku ekspertët mjeko-ligjorë zbuluan se asaj i ishte mbyllur goja, duart i kishte të lidhura pas shpine dhe kyçet e këmbëve të bllokuara me shirit ngjitës. Ekspertët mjeko-ligjorë gjetën në thonjtë e saj ADN-në që i përkiste babait të saj, duke sugjeruar se ajo kishte rezistuar.

Ata i mohojnë akuzat

Prokurorët thonë se 18-vjeçarja u vra sepse kishte të dashur dhe u soll në një mënyrë që familja e saj e konsideronte “perëndimore” duke e regjistruar atë si një krim nderi. Vëllezërit e saj, gjyqi i të cilëve filloi të enjten, këmbëngulin se vrasja është kryer nga babai i tyre.

Babai që iku në Siri thuhet se i dërgoi dy email-e gazetës holandeze “De Telegraaf” duke marrë përgjegjësinë e plotë dhe duke i deklaruar djemtë e tij të pafajshëm. Megjithatë, prokurorët e hodhën poshtë pretendimin e tij, duke këmbëngulur se ai vetë i urdhëroi djemtë e tij të rrëmbenin dhe të vrisnin Ryanin.

Vlen të përmendet se 18-vjeçarja ishte nën mbrojtje policore, e cila iu ndërpre para vrasjes së saj, pa sqaruar arsyet që i çuan autoritetet në këtë vendim.

Babai në Siri

Media holandeze “Nieuwsuur” raportoi se Khaled është fshehur në Sirinë veriore dhe është rimartuar. Ministria holandeze e Drejtësisë thotë se nuk ka asnjë mënyrë për ta sjellë atë përsëri, duke shpjeguar: “Aktualisht nuk ka mundësi për bashkëpunim kriminal me Sirinë, pasi autoritetet penale që duhen për një bashkëpunim të tillë nuk janë (ende) funksionale në atë vend”.

Megjithatë, Ministri sirian i Drejtësisë Mazhar al-Wais thotë se gjykatat e vendit janë “rivendosur plotësisht”, duke shtuar: “Ato do të ofrojnë ndihmën e nevojshme ligjore në përputhje me rregulloret”. Ai pretendon se Siria tashmë ka trajtuar 3 kërkesa nga vendet evropiane, por nuk ka marrë asnjë nga Holanda për rastin e Ryan. Avokatët e vëllezërve kanë kërkuar lirimin e tyre para gjyqit, por gjykatësi ka urdhëruar që ata të qëndrojnë në burg.

Related Posts

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)
Kryesore

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

09/12/2025
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryesore

E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

09/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Sot zgjidhet kreu i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta
Kryesore

Air Albania mbetet në tokë, por vazhdon të shesë bileta

08/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sezoni më i errët, Hamilton: Pa telefon në pushime, nuk dua të flas me askënd për Formula 1

Sezoni më i errët, Hamilton: Pa telefon në pushime, nuk dua të flas me askënd për Formula 1

10/12/2025
Burnley luan në shtëpi, trajneri ndan mendjen për Brojën

“Versioni më i mirë që kemi parë te Armando”, trajneri i Burnley vlerëson Brojën

10/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al