• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

23 shqiptarë të arrestuar në Greqi, shkatërrohet grupi i trafikut të drogës e klandestinëve

08/06/2017
23 shqiptarë të arrestuar në Greqi, shkatërrohet grupi i trafikut të drogës e klandestinëve

Departamenti i Policisë greke në Marusi të Athinës, në bashkëpunim me Prokurorinë kundër Krimit të Organizuar, pas muajsh hetime kanë mundur të shkatërrojnë një nga rrjetet më kriminale të kohëve të fundit, të përbërë nga tre grupe, që vepronte në kryeqytetin grek Athinë dhe ishullin Ko, midis të cilëve më shumë se gjysma ishin shtetas shqiptarë.

Rrjeti përbëhej nga tre grupe kriminale që vepronin në mënyrë të pavarur, duke trafikuar hashash apo kokainë në sasi të konsiderueshme, si dhe emigrantë ilegalë nga brigjet turke drejt vendeve të Europës Qendrore.

“Në operacione të koordinuara që u zhvilluan në orët e mëngjesit të datës 5 qershor, në Athinë dhe Ko, janë arrestuar gjithsej 44 anëtarë të grupeve kriminale, prej të cilëve 23 janë shtetas shqiptarë, një pakistanez dhe 20 janë shtetas grekë”, tha zëdhënësi i policisë greke, Theodhoros Chronopoulos.

Shtatë prej krerëve të grupeve, shqiptarë e grekë, janë arrestuar në Athinë, ndërsa 22 të tjerë janë shpallur në kërkimm raporton Top Chanel.

Sipas zëdhënësit të policisë, grupi më i fuqishëm kishte në krye të tij një shtetas shqiptar, që thërritej prej të gjithëve me epitetin “bosi” ose “fabrika”, për arsye të sasive të mëdha të lëndëve narkotike që sillte nga Shqipëria dhe I depozitonte në zonën Koropi të Athinës.

Vetëm në gjashtë muajt e fundit, pjestarët e grupit kanë trafikuar më shumë se 200 kg hashash dhe 5 kg kokainë, me fitime prej qindra-mijëra eurosh.

Gjithashtu kanë trafikuar nga Turqia në ishullin Ko dhe më pas në Athinë, dhjetra emigrantë të paligjshëm, të cilët paguanin nga 3000 deri në 12000 euro për person, në varësi të shtetit ku do të shkonin.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori

U përjashtua nga BBV pas largimit nga muri, Kristi Lamaj: Kjo ishte mënyra që të dilja i larë në flori

22/02/2026
‘Albani është ai që i *** motrën Donaldi’/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

‘Albani është ai që i *** motrën Donaldi’/ Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al