• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 27 milionë euro, midis 50 qytetarëve të përzgjedhur.

Engelhorn, pasardhëse e një prej familjeve më të pasura në Austri dhe mbesë e një prej investitorëve të mëdhenj të kompanisë BASF, e ka quajtur pasurinë e trashëguar të pamerituar, pasi nuk ka bërë asgjë për ta fituar.

Për të ndarë drejtësisht këtë shumë, ajo ka krijuar një nismë të quajtur “Këshilli për Rishpërndarje të Mirë”, duke ftuar 10 mijë qytetarë të përzgjedhur rastësisht që të marrin pjesë në një proces demokratik për të zgjedhur 50 personat përfitues. Takimet me qytetarët do të zhvillohen nga marsi deri në qershor, në bashkëpunim me ekspertë dhe organizata të shoqërisë civile.

Engelhorn është një kritike e fortë e sistemit aktual fiskal në Austri, një vend ku nuk ekziston tatimi mbi trashëgiminë dhe vetëm 1% e popullsisë zotëron 40% të pasurisë. Ajo ka kërkuar prej vitesh tatime më të larta për të pasurit dhe një shpërndarje më të drejtë të pasurisë.

“Është e pakuptimtë që dikush që punon me orar të plotë mezi ia del në fund të muajit, ndërsa pasuritë e mëdha trashëgohen pa asnjë taksë,” thotë Engelhorn.

Megjithëse e lidhur me qarqet politike, ajo ka refuzuar të hyjë në politikë me arsyetimin: “Nuk kemi nevojë për më shumë fëmijë të pasur në Parlament.”

Frymëzuar nga filozofia epikuriane, Engelhorn shpreh bindjen se pasuria e vërtetë qëndron në mungesën e lakmisë, jo në shumën e parave.

Related Posts

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike
Pikante

Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike

10/06/2026
“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…
Lajme

“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…

08/06/2026
Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin
Kryesore

Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin

08/06/2026
Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!
Kryesore

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

02/06/2026
E paprecedentë/ Mediat greke ngrihen në këmbë për Zvërnecin: Po na marrin tokën tonë
Pikante

E paprecedentë/ Mediat greke ngrihen në këmbë për Zvërnecin: Po na marrin tokën tonë

01/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kolumbia marshon në 1/8, ndaj Ganës mjafton një gol i Arias, tani sfidojnë Zvicrën

Kolumbia marshon në 1/8, ndaj Ganës mjafton një gol i Arias, tani sfidojnë Zvicrën

04/07/2026
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, plagoset çifti nga Kosova

04/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al