• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

Qeveria pritet të prezantojë shumë shpejt një paketë masash për të frenuar protestat e dhunshme dhe për të ndëshkuar personat që sulmojnë policinë apo shkatërrojnë pronën publike dhe private.

Personat e përfshirë në akte dhune do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm. Qeveria po punon edhe për një listë të zezë në sistemin TIMS, për tu ndaluar protestuesve të dhunshëm hyrjen në vendet e Bashkimit Europian.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me përfaqësues të bankave tha se ka nisur bashkëpunimi me vendet e BE. Parashikohen gjithashtu kufizime të aksesit në hotele, trena dhe mjete të tjera transporti.

Prindërit do të detyrohen të paguajnë dëmet materiale të shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave. Rama paralajmëroi edhe ndërprerjen e shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që djegin pronën e të tjerëve. Qeveria po shqyrton gjithashtu uljen e moshës së përgjegjësisë penale, aktualisht 14 vjeç.

Studentëve të përfshirë në akte dhune ndaj policisë do t’u hiqen bursat dhe mbështetja financiare nga shteti.

Për nxënësit që braktisin mësimin për t’u përfshirë në akte dhune qeveria po shqyrton masa administrative, ndërsa mësuesit që nxisin nxënësit drejt akteve të dhunshme rrezikojnë largimin nga sistemi arsimor.

Pjesëmarrja në protesta me fytyrë të mbuluar synohet të konsiderohet shkelje e ligjit. Qeveria paralajmëron investime në teknologji për të identifikuar protestuesit e maskuar, si dhe personat që fshihen pas profileve anonime në rrjetet sociale dhe nxisin dhunë.

“Ne jo vetëm do të nxjerrim një orë më parë paketën e masave, por duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do të fillojmë deanonimizimin e profileve që nxisin dhunë. Duke investuar me shpejtësi në teknologji, ne do t’i zbulojmë ata që janë me kapuç, edhe sikur të rrinë me kapuç, edhe sikur ta mbulojnë të gjithë fytyrën, sepse do t’i ndjekim këmba-këmbës. Do t’i ndjekim këmba-këmbës përmes syve të teknologjisë”, tha Rama.

Një tjetër propozim që po studiohet është ndalimi i përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Masat që paralajmëron qeveria për frenimin e protestave të dhunshme:

1. Kufizimet e udhëtimit dhe aksesit në shërbime

– Krijimi i një regjistri të posaçëm me emrat e personave të përfshirë në akte dhune gjatë protestave

– Hartimi i një liste të zezë në sistemin TIMS për personat e përfshirë në akte dhune

– Bashkëpunim me vendet e BE-së për t’u ndaluar hyrjen personave të identifikuar si të dhunshëm

– Kufizimi i aksesit në aeroporte, hotele, trena dhe mjete të tjera transporti

2. Masat ndaj të miturve dhe familjeve të tyre

– Detyrimi i prindërve për të paguar dëmet materiale të shkaktuara nga fëmijët e mitur gjatë protestave.

– Kufizimi i shërbimeve shtetërore për familjet e të miturve që djegin ose shkatërrojnë pronën e të tjerëve.

– Shqyrtimi i mundësisë për uljen e moshës së përgjegjësisë penale, aktualisht 14 vjeç.

3. Masat në arsim

– Heqja e bursave dhe mbështetjes financiare shtetërore për studentët e përfshirë në akte dhune

– Masa administrative për nxënësit që braktisin mësimin për t’u përfshirë në protesta të dhunshme

– Largimi nga sistemi arsimor i mësuesve që nxisin nxënësit të marrin pjesë në akte dhune

4. Ndalimi i maskimit dhe identifikimi i protestuesve
– Ndalimi me ligj i pjesëmarrjes në protesta me fytyrë të mbuluar.

– Përdorimi i teknologjisë për identifikimin e protestuesve të maskuar që kryejnë akte dhune.

5. Kufizimi i rrjeteve sociale

– Shqyrtimi i ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç.

Related Posts

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash
Lajme

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues
Kryesore

Protestat e dhunshme, Shqipëria dhe Franca plan të përbashkët ndëshkues

22/10/2026
Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur
Kryesore

Misteri i zhdukjes së Rajmonda Kotorrit 25 vite më parë në Milano, motra e saj: Dua të di nëse është e gjallë apo e vdekur

22/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Homazhet për 21 Janarin, mungon Rama
Kryesore

“Pse e mbrojtët Ballukun?” – Ja si i përgjigjet Rama studentit

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, i komunikohet akuza për pastrim parash

22/10/2026
5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

5 masat që qeveria po përgatit ndaj protestuesve dhe familjarëve të tyre: Bllokim TikTok-u dhe “non grata” në BE!

22/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al