Policia Kufitare e Sarandës ka kapur në flagrancë ditën e djeshme një 23-vjeçar pasi akuzohet për kontrabandë.
Valter Selmani nga Saranda, është kapur duke transportuar me mjetin tip Benz-Mercedes, me targë SR 3873 B, një sasi prej 800 kilogramë agrume të llojit “Limona”, të cilat i ka kaluar në doganën Qafë Botë Sarandë pa u zhdoganuar.
Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim doganierin e turnit, A.C., 41 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.