• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

3 persona nga Saranda arrestohen në Tepelenë, në makinë kishin kanabis dhe mbi 18 mijë euro

23/10/2022
3 persona nga Saranda arrestohen në Tepelenë, në makinë kishin kanabis dhe mbi 18 mijë euro

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Transporter 3”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. D., 30 vjeç, P. N., 23 vjeç dhe V. M., 44 vjeç, të tre banues në Sarandë.

Në hyrje të qytetit të Tepelenës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin V. M. dhe pasagjerë shtetasit F. D. dhe P.N., në të cilin, gjatë kontrollit, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë e ftohtë (thikë), 8390 euro dhe 8 aparate celulare.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit P. N., u gjet një sasi tjetër lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit F. D., u gjetën 2140 euro.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit V. M. u gjetën 7990 euro. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 18 520 euro, arma e ftohtë, lënda narkotike, 8 aparate celulare dhe automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al