• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

30 euro nga Gjirokastra në Tiranë, emigrantët e mbetur në rrugë: Na gjeti furgon prefekti (VIDEO)

22/03/2020
30 euro nga Gjirokastra në Tiranë, emigrantët e mbetur në rrugë: Na gjeti furgon prefekti (VIDEO)

5 qytetarë nga Shkodra që punonin si emigrantë në Greqi u kthyen mëngjesin e sotëm. Ata kishin udhëtuar nga ishulli Mikono për në Shqipëri. Kur mbërritën në Kakavijë u ndeshën me mungesën e mjeteve të transportit drejt qytetit të tyre. Anila Hoxha e Top Channel bisedoi me ta dhe mësoi një anë tjetër të kësaj situate të pazakontë në të cilën ndodhet Shqipëria: Abuzimin!

Emigrantët kishin paguar 30 euro për të udhëtuar nga Gjirokastra në Tiranë, me një furgon që sic thonë ata, ua gjeti prefekti. Ishin rreth 15 vetë sipas rrëfimit të tyre. Shifra e biletës është shumë herë më e lartë se sa kushton zakonisht transporti nga Gjirokastra në Tiranë. Dukshëm jemi përballë një situate ku është abuzuar me ata njerëz që ndodheshin në hall.

Nuk jemi duke thënë se tek ky abuzim është i përfshirë prefekti i Gjirokastrës, pasi emigrantët me siguri e kanë negociuar vetë cmimin e biletës me shoferin e furgonit. Por mbase në këtë rast prefekti dhe gjithë instancat e tjera përgjegjëse do duhej t’i siguronin një mjet transporti nga ato që përdorin insitucionet shtetërore.

Policia e Shtetit ka plot mjete transporti, Prefektura dhe Drejtoria e Emigracionit po ashtu. Në kushtet e masava të rrepta të ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së Covid-19, institucionet shtetërore në pikat kufitare do duhet të japin një zgjidhje edhe në situata si kjo me të cilën u ndeshën emigrantët që duhej të ktheheshin në vendlindje. Të shpresojmë që Prefekti i Tiranës nuk i ka gjetur ndonjë furgon tjetër për në Shkodër, po me cmim bilete 30 euro dhe në total nga Kakavija në Shkodër secili prej tyre ka shpenzuar 60 euro.

©argjiroja.net 

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Vjen goli i parë, Daku zhbllokohet me Spartakun e Moskës

30/08/2026
VIDEO/ Chelsea mund Brighton, 7 gola në Londër

VIDEO/ Chelsea mund Brighton, 7 gola në Londër

30/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al