• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

300 të arrestuar në Greqi për zjarrvënie

22/08/2026
300 të arrestuar në Greqi për zjarrvënie

Në pyjet e Greqisë pati kohët e fundit disa zjarre të mëdha. Tani autoritetet po marrin masa të rrepta kundër atyre që shkaktojnë zjarre, qoftë nga pakujdesia apo me qëllim.

Javën e kaluar në ishullin grek të Kretës shpërtheu një zjarr, shkaku i cili të cilit sipas zjarrfikësve, ishte se një turist kishte bërë skarë me qymyr druri pranë pyllit. Sipas mediave turisti u tha autoriteteve se nuk e dinte që kur ka erë të fortë dhe mot të thatë skara në ambiente të hapura ishte e ndaluar.

Rasti në Kretë nuk është i vetmi. Që nga fillimi i vitit në Greqi janë arrestuar 308 persona për shkak të zjarreve të shkaktuara nga pakujdesia ose me dashje. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve, Giorgos Artopoios, bëhet fjalë për 272 raste pakujdesie dhe 36 raste zjarrvënieje të qëllimshme.

Sipas organeve të Mbrojtjes Civile për shkak të thatësirës dhe erërave të forta, rreziku i zjarreve është rritur sërish. Në të njëjtën kohë temperaturat po ngjiten në nivele shumë të larta: ditët e ardhshme në pjesën më të madhe të Greqisë priten temperatura mbi 40 gradë Celsius. Vala ekstreme e të nxehtit pritet të zgjasë deri mesin e javës së ardhshme. Këto kushte bëjnë që zjarret të përhapen me shpejtësi.

Sistem sinjalizimi për zjarret në monumentet historike

Për të mbrojtur monumentet dhe vendet e saj historike nga zjarret në pyje, Greqia po i pajis ato me një sistem modern zbulimi dhe sinjalizimi të zjarreve. Sipas Ministrisë së Kulturës mekanizmi i ri është testuar me sukses në kushte reale në rrëzë të Akropolit të Mikenës, në gadishullin e Peloponezit. Sistemi do të instalohet në 22 qendra historike.

Pajisjet janë të pajisura me kamera optike dhe kamera termike, disa prej tyre edhe me pamje panoramike 360 gradë. Kamerat mund të lëvizin horizontalisht dhe vertikalisht dhe mundësojnë mbikëqyrjen e zonave të dyshimta. Në vende të përzgjedhura do të vendosen gjithashtu pompa lëvizëse për shuarjen e zjarreve, që do të mundësojnë ndërhyrjen e parë në rast shpërthimi zjarri.

Deri në fund të gushtit pritet të vihen në funksion gjashtë sisteme të reja, ndër të tjera në Akropolin e Athinës, në Pallatin e Nestorit dhe në manastirin Hosios Lukas. Tetë sisteme të tjera do të pasojnë në shtator.

Projekti është pjesë e programit grek të Mbrojtjes Civile “Aigis” dhe financohet nga Fondi i Rimëkëmbjes dhe i Rezistencës i Bashkimit Evropian. Qëllimi është që në vendet me vlerë të veçantë kulturore dhe natyrore zjarret të zbulohen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke shkurtuar kështu kohën e reagimit të forcave të emergjencës.

Related Posts

Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi
Kryesore

Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

22/08/2026
Kryesore

Rama merr në “provim” ministrat për dy ditë, pritet “furtunë” në qeveri

21/08/2026
“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…
Kryesore

“Nuk e di si e kam goditur”, zbardhet dëshmia e Vatës në sallën e gjyqit për vrasjen e turistit në Ksamil: Më erdhi drejt me thikë, unë e lëviza dhe…

21/08/2026
Aksident në autostradë, makina përplas furgonin, disa të plagosur
Kryesore

Aksident në autostradë, makina përplas furgonin, disa të plagosur

21/08/2026
Çmenduri/ La vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për të parë ndeshjen në Shqipëri, arrestohet babai në Qipro
Kryesore

Çmenduri/ La vajzën e tij 11-vjeçare vetëm në shtëpi për të parë ndeshjen në Shqipëri, arrestohet babai në Qipro

21/08/2026
Përshkallëzohet situata në Dukat, angazhohen 90 efektivë dhe 2 avionë
Kryesore

Përshkallëzohet situata në Dukat, angazhohen 90 efektivë dhe 2 avionë

21/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

Shqiptari arrestohet në Mal të Zi për përdhunimin e 22-vjeçares në Greqi

22/08/2026
VIDEO/ Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, thyen Dortmund

VIDEO/ Bayern fiton Superkupën e Gjermanisë, thyen Dortmund

22/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al