Ish kryeministri Sali Berisha publikoi një foto të deputetit të PS Alket Hyseni gjatë turit të llogaridhënies në Ksamil. Në krahun e djathtë të Alket Hysenit, me veshje me lule, ishte Valbona Oruci admnistratorja e Njësisë Administrative Ksamil e cila është motra e Dino Muhaj i akuzuar për vrasjen e Alket Muhaj në fshatin Rabije të Tepelenës në fillim të muajit shtator.
Denoncimi Berishes
“Vrasjet si merite per pushtetaret e PS! Ja kush e shoqeron Alket Hysenin, narkodeputetin mafioz, plaçkitesin e tokave te Bregut. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Turi i llogaridhenies ne Njesine Administrative Ksamil Bashkia Sarande.Ne krahun e djathte te Alket Hysenit me nje veshje me lule eshte Valbona Oruci admnistratorja e Njesise Administrative Ksamil e cila eshte motra e Dino Muhaj i akuzuar per vrasjen e Alket Muhaj ne fshatin Rabije te Tepelenes ne fillim te muajit shtator. Ndersa mashkulli pa floke eshte kryetari i PS Sarande Ardian Kola
Ky fakt i denoncuar nga Berisha ka bërë që Hyseni t’i përgjigjet menjëherë duke e cilësuar si “të rrjedhur”.
“Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!
Se për shembull o Rigoleto, cfaj ka kunati jot që bën biznes për qef dhe akuzohet(s’di sa e vërtetë është) për porositje atentatesh, ndërkohë që ti akuzohesh publikisht se ishe shkaktar i 2000 vrasjesh në ‘97?!
Cfaj ka djali, vajza, apo dhëndërri yt që “me zor nxjerrin muajin” me miliona dollarë fitime, miliona metra katrorë tokë në emrat e miqve të ngushtë, ndërkohë që ti vrave 4 të pafajshëm në bulevard dhe plagose plot të tjerë?!” shkruaqn Hyseni në reagimin e tij ndërsa i publikon Berishës tesërën e anëtarit të Partisë Komuniste.
REAGIMI I PLOTË I ALKET HYSENIT:
Plakut Merre digital, bashkë me kokrrat e tespieve që i kanë ikur të gjitha tashmë, i ka rrjedhur krejt edhe kokrra e fiqirit?.
Nuk jam marrë me këtë Rigoleto, por kur përgojon(me gojen e tij të qelbur) një zonjë në punën e saj, smund të rri pa i kthyer përgjigje.
Po c’faj ka Valbona mor komunist i poshtër, që ka mbi 30 vjet që ka krijuar familjen e saj, nëse vellai i saj madhor akuzohet për një vepër penale dhe akoma hetohet?!
Se për shembull o Rigoleto, cfaj ka kunati jot që bën biznes për qef dhe akuzohet(s’di sa e vërtetë është) për porositje atentatesh, ndërkohë që ti akuzohesh publikisht se ishe shkaktar i 2000 vrasjesh në ‘97?!
Cfaj ka djali, vajza, apo dhëndërri yt që “me zor nxjerrin muajin” me miliona dollarë fitime, miliona metra katrorë tokë në emrat e miqve të ngushtë, ndërkohë që ti vrave 4 të pafajshëm në bulevard dhe plagose plot të tjerë?!
C’faj ka familja jote “bamirëse” që ti vret cdo ditë etikën, estetikën, kulturën dhe moralin me fjalët dhe veprimet e tua prej autiku politik?! S’po ja del dot me fonde të dyshimta pikturash që të shërojë autizmin tënd.
Pa folur pastaj se c’faj mund të kishte baxhanaku që ti “nuk e njohe dot” kur humbi jetën në Gërdec, ku u shfarosën 25 jetë njerëzore.
C’faj ka Shqipëria jonë, që falë parimeve demokratike dhe kushtetutës(që ti nuk doje të miratohej) i kërkon llogari personale vetëm atij që shkel normat penale apo shoqërore, por jo familjarëve sic bëje ti or tre herë Kryetari i Komitetit të Internimeve/Dëbimeve, katër herë(12 vjet) Sekretari i PPSH Spitalit Universitar, 23 vjet komunist i anëtarësuar në 8 Nëntor 1968.
C’faj ka kjo shoqëri që përpiqesh ta mbash peng ti dhe taborri jot, që ti kujton se je akoma Kryetar i Frontit Demokratik të Rajonit 3, apo kujton se gjykohen njerëzit si në Pleniumin e Komitetit të Partisë së Tiranës ku ishe 15 vjet anëtar.
E plot e plot të tjera o plak autik, që humbe shansin të ishe figurë historike dhe u katandise në mejhane shpifjesh dhe thashethemesh. U ktheve në gastor oborri si Rigoleto kurrizua (jo vetëm nga pamja fizike), ndërkohë historia të dha mundësinë(edhe pse e vodhe) të ishe Dukë.
P.S. E ke parasysh se si përfundon melodrama operistike për Rigoleton(shpresoj ta kesh lexuar Viktor Hugo apo të kesh parë operën e Verdit), ndaj kujdes kur përdor epitetet që s’kanë lidhje me mua, por me Gildën ? ….. etj. Dhe unë or Rigoleto, kur flas, flas me fakte ?, jo me akuza të stisura politikisht dhe as me thashetheme pazari.
Të rekomandoj që Rigoleton mos e shiko në mbrëmje se do të lejë pa gjumë









