Një 37-vjeçar nga Tirana është kallëzuar në Prokurori nga Policia e Tepelenës, pasi nuk i është bindur urdhërit të patrullës policore për të ndaluar.
“Më datë 24.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin I.P vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Qesarat, duke drejtuar mjetin tip “Opel” nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë për të ndaluar por ka braktisur mjetin”, thotë policia Tepelenë përmes një njoftimi për mediat.