• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Një Princ në Tepelenë”

20/03/2026
“Një Princ në Tepelenë”

Nga Auron Tare

Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe për t’iu kthyer historisë, po rrëfej një ngjarje me interes historik, vdekja e një Princi në Tepelenë.

Më 19 mars 1941, në malin e Trebeshinës, në mes të një beteje epike që ende përmendet në manualet ushtarake si Beteja e Kuotës 731, u vra princi italian Giorgio di Borbone-Parma, në moshën 41-vjeçare.
Oficer i ushtrisë mbretërore italiane dhe aristokrat, ai kishte marrë pjesë në disa nga fushatat ushtarake të Italisë fashiste, veçanërisht në Etiopi dhe Libi.

Komandant kompanie me gradën kapiten në një nga njësitë më të njohura speciale fashiste, “Arditi”, princi zbarkoi në Durrës dhe u vendos në kampin e Tepelenë.

Aty ku sot ndodhet stadiumi i Tepelenës ishte vendosur Divizioni i 51-të i Këmbësorisë “Siena”, ku njësia që ai drejtonte kishte bazën e saj.

Gjatë dimrit 1940–1941, forcat italiane kishin ngecur në vijën e frontit përgjatë Lumi Vjosa. Edhe vizita e Benito Mussolini në front nuk arriti të motivonte mjaftueshëm trupat për t’i shtyrë grekët mbrapsht.
Më 9 mars 1941, forcat italiane nisën një ofensivë të madhe përgjatë frontit për të marrë lartësitë strategjike të mbajtura nga grekët në zonën e Trebeshinës, ku ushtria greke kërcënonte gjithë trupat italiane të vendosura përgjatë Vjosës.

Sipas kujtimeve të pjesëmarrësve, Kuota 731 u bombardua për ditë të tëra aq fort sa peizazhi përreth u transformua. Njësitë speciale “këmishëzinj” dhe Arditët ndërmorën sulme të përsëritura për të larguar grekët nga kjo lartësi.

Pikërisht këtu komandanti i njësisë, princi Giorgio Borbone-Parma, u vra nga një plumb në kokë, gjatë luftimeve trup më trup pranë llogoreve greke. Beteja duket se ka qenë jashtëzakonisht e ashpër dhe zona përreth u mbush me trupa ushtarësh italianë të vrarë.

Me hyrjen e trupave elitë gjermane në Greqi në prill 1941 ( Pushtimi gjerman i Greqisë ), ushtria greke u tërhoq me shpejtësi duke braktisur pozicionet e saj.

Maja e Trebeshinës e njohur si Kuota 731 u shpall zonë e shenjtë nga Mbretëria Italiane në nder të ushtarëve të rënë. Në verën e vitit 1941 u ngrit një monument i madh për t’i përkujtuar ata. Ndër varret ndodhej edhe varri i thjeshtë i princit Borbone-Parma.

Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe kthimin e mëvonshëm të eshtrave të ushtarëve italianë në Itali, me shumë gjasa edhe trupi i princit mundet te jete rikthyer. Nga kerkimet e mija modeste nuk kam gjetur asnje info se cfare u be me eshtrat e Princit Bourbone-Parma. Ndoshta mund te jene ende aty ne Kuoten 731. Nderkohe Monumenti italian, ashtu si shumë të tjerë të ngritur për luftën Italo – Greke u shkatërrua gjatë periudhës komuniste.

Ngjarja u harrua gradualisht dhe, përveç shoqatave si ajo e veteranëve “Alpini” që vizitojnë herë pas here zonën për të nderuar të rënët, ajo kujtohet rrallë sot.

Disa vite më parë, unë vetë jam ngjitur në Kuotën 731 dhe nuk kam gjetur asnjë gjurmë të monumentit. Ruajtja e këtyre vendeve do të kishte vlerë të madhe historike. Përveç kujtesës, përplasjet italo-greke në këtë zonë mund të përbëjnë një mundësi të rëndësishme për turizëm kulturor.
Rreth familjes Bourbon-Parma

Shtëpia e Bourbon-Parma është një degë italiane e familjes mbretërore spanjolle. Anëtarët e saj kanë sunduar dikur si Mbretër të Etrurisë dhe Dukë të Parmës, Piacenzës, Guastallës dhe Lukës.

Familja rrjedh nga dinastia franceze e Kapetëve në linjë mashkullore. Emri “Bourbon-Parma” bashkon emrin e familjes (Bourbon) me titullin e Dukës së Parmës. Sot, kjo familje lidhet me familjen e Dukatit të Madh të Luksemburgut, dhe anëtarët e saj mbajnë titullin Princ/Princeshë me predikatin e Lartësisë Mbretërore.

Related Posts

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)
Kryesore

Ndotje katastrofike në Vjosë prej naftës, nën hetim 4 punonjësit e ‘Albpetrol’ (VIDEO)

11/04/2026
Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)
Kryesore

Korça, Berati e Gjirokastra më të preferuarat e turistëve për Pashkë: Festë që sjellë shpresë e paqe (VIDEO)

11/04/2026
Auto Draft
Kryesore

Gruaja nga Tepelena denoncon në polici: Më kanë përndjekur dhe fyer me SMS

11/04/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Kapet në gjendje të dehur në aksin Lekël–Çarçovë, procedohet 53-vjeçari nga Përmeti

11/04/2026
Mbërrijnë nga Athina 37 shqiptarë në Kakavijë, por trau i kufirit është i ulur
Kryesore

Ishte shpallur në kërkim, 54-vjeçari nga Gjirokastra vetëdorëzohet në polici

11/04/2026
Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi
Lajme

Balluku: Në këto 12 vite fermerët kanë provuar mbështetjen e qeverisë në bujqësi

11/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë

11/04/2026
Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

Vendos goli i Jeremy Boga, Juventus merr 3 pikë të arta ndaj Atalantës

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al