• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

31/10/2026
Çmenduri në Shqipëri, bordi e çon çmimin e naftës 258 lekë/litri

Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Duke nisur nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor 2026, nafta do të tregtohet me një çmim maksimal prej 212 lekësh për litër, ndërsa benzina do të kushtojë jo më shumë se 179 lekë për litër.

Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 212 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 200 lekë për litër.

Sa i përket benzinës, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 179 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 167 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, ku do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.

Njoftimi:

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 31 Tetor 2026, vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 31 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Related Posts

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!
Kryesore

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

31/10/2026
U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit
Kryesore

U plagos me plumb gome në protestë, reagon sërish i riu: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin e syrit

31/10/2026
Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve
Kryesore

Gjirokastër/ Zjarri në magazinën e bojrave rrezikoi dy pallate, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve

31/10/2026
Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina
Kryesore

Zjarr i madh në Gjirokastër, shkrumbohet magazina

31/10/2026
“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut
Lajme

“Më kërkoi 1.500 eurot që i kisha borxh për drogën” – 29 vjeçari pranon vrasjen e Denaldo Maxhalakut

31/10/2026
Kryesore

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor (Emri)

30/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

Berisha nuk heq dorë nga ëndrra për t’u rikthyer si kryeministër: Me zgjedhje nuk bëhem, por me referendum po!

31/10/2026
Çmenduri në Shqipëri, bordi e çon çmimin e naftës 258 lekë/litri

Bordi i Transparencës njofton çmimin e ri të benzinës dhe naftës

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al