• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 mijë euro për të mbyllur punë, zbulohen emrat e dy prokurorëve që hetuan dosjen

03/09/2019
4 mijë euro për të mbyllur punë, zbulohen emrat e dy prokurorëve që hetuan dosjen

Një ditë pas publikimit të investigimit nga “Fiks Fare”, ku dy avokatë morën 4 mijë euro në emër të prokurorëve, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Nëpërmjet kësaj shkrese, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda kërkesë për të nisur hetime ndaj prokurorëve dhe avokatëve të përfshirë në këtë investigim.

Në shkresë thuhet se: Ju dërgojmë për vlerësim ligjor të elementëve të veprës penale publikimet e fundit të programit “Fiks Fare”, ku dyshohet ndërhyrja e paligjshme e avokatëve tek prokurorët e çështjes për mbylljen e procedimeve penale kundrejt dhënies së shumës së parave.

Për javë me radhë, qytetari kërkoi nga avokatët dhe prokuroria e Vlorës të njihej me dosjen, por kërkesat e tij u rrëzuan, pasi aktet u cilësuan “sekrete”.

Ndërkohë, emisioni “Fiks Fare” ka mësuar se çështja e arrestimit të shtetasit K.A, në datën 24 gusht 2019, është hetuar nga dy prokurorë në Vlorë. Dosja me numër 1453, që bënte fjalë për sekuestrimin e 1.3 gramë kokainë, është hetuar nga prokurori Aurel Zarka.

Dosja me numër 1501, që bën fjalë për vjedhje, është hetuar nga prokurori Kledian Llaho.

Pikërisht, këta dy prokurorë, do të jenë në “sitën” e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, së bashku me avokatët Baftjar Rusi dhe Vladimir Sadikaj.

Në investigimin e “Fiks Fare” rezultoi se vetëm dy javë pasi avokatët i morën qytetarit këstin e fundit prej 1000 eurosh me qëllim që t’ja jepnin prokurorëve të çështjes, prokuroria e Vlorës pezulloi hetimet./TCH

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

Indri: Ndarja do kohë për t’u shuar 100%, sepse janë trauma të mëdha

10/04/2026
Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

Zyrtare/ Luciano Spalletti rinovon me Juventusin deri më 2028, klubi bardhezi: Personi i duhur për të udhëhequr ekipin drejt suksesit

10/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al