• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, ja harta sipas qyteteve

18/03/2020
Koronovirusi në Shqipëri, spitali infektiv futet në karantinë, shihni çfarë ndodh (FOTO)

Katër raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Numri i të infektuarve ka arritur në 59 persona. Të dhënat e reja u bënë publike nga Eugena Tomini, përgjegjëse e departamentit të inteligjiencës epidemiologjike në ISHP.

Janë testuar 665 raste të dyshuara. Tirana kryeson me 42 persona të infektuar me COVID-19, e ndjekur nga Fieri me 6, Durrësi me 5, Elbasani me 2, Lushnja me 2 dhe Rrogozhina me 2. Tomini iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat e izolimit social.

Po ditën e sotme u regjistrua edhe viktima e dytë nga koronavirusi në vendin tonë, një 66-vjeçar nga Lushnja i cili ishte infektuar te spitali Shefqet Ndroqi nga një i afërm i tij i kthyer nga Italia.

Deklarata e plotë
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste:

Tiranë 42 raste
Durrës 5 raste
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste

30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes! Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit.

Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Related Posts

Kush është zyrtari i lartë I.M bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit?
Kryesore

“Kanë nga 3 shtëpi luksoze dhe sërish marrin pagesën e qirasë”, Kuvendi paguan miliona euro për deputetët

17/03/2026
“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”
Kryesore

“Ngritja e heshtur e mafies shqiptare në Europë”

17/03/2026
“Shqipëria po largohet nga BE”, Fredi Beleri flet për herë të parë si eurodeputet në PE, përmend edhe Sali Berishën
Kryesore

Gjykata Kushtetuese rrëzon Fredi Belerin, mbetet në fuqi dënimi i tij

17/03/2026
Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!
Kryesore

Dash Shehi: Nuk bëhen protesta javë për javë, kjo është çmenduri!

17/03/2026
Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do
Kryesore

Bejko: Në PD statuti është vetë Berisha, baza e partisë nuk e do

17/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, gjendet i pajetë në banesë një 54-vjeçar

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

E keni vënë re? Kate Middleton nuk heq dorë nga kjo diademë ikonike

19/03/2026
Çfarë ndodhi? Demi Lovato anulon koncertet për arsye shëndetësore

Demi Lovato: Më parë hyja në dyqanin ushqimor dhe qaja

18/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al