Një shtetas shqiptar është sulmuar me thikë nga katër persona të paidentifikuar në Varkiza të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se shqiptari ëshët rrethuar nga katër persona, dy me motor dhe dy me makinë, të cilët e kanë sulmuar nga pas duke e qëlluar të paktën 4 herë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Boreade dhe Moussa, ndërsa kanë qenë dëshmitarët ata që kanë njoftuar policinë kur e kanë parë atë të gjakosur në rrugë.
50-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Motivet e sulmit dhe identiteti i shqiptarit nuk dihen ende.










