Elida Kaci ka surprizuar motrën e saj, Miranda Kastratin, të cilën kishte 4 vite pa e takuar. Ajo ka shkuar menjëherë e sapoardhur nga Italia, në vendin e punës së saj dhe e veshur si Babagjysh e ka befasur. Në këtë moment, Miranda ka shpërthyer në lot dhe ky çast prekës është bërë viral në rrjet.
Të ftuara në “ABC e Mëngjesit”, motrat kanë treguar emocionet e këtij momenti.
“E ndjeja po nuk ma merrte mendja që ishte motra Babagjyshi. E ndjeja që motra do vinte po për Krishtlindje, jo ditë përpara.
Ne kemi edhe një motër tjetër më të vogël, po jemi më të lidhura. Ne jemi gjithsej 5 fëmijë. Po Miranda ka vuajtur pak më shumë se është më e madhja, është kujdesur shumë për ne. kjo kur ika unë në Itali, u prek shumë, e përjetoi shumë largimin tim.
Unë kam punuar çdolloj pune në Itali. Tani do të qendroj vetëm për festa në Shqipëri sepse kam fëmijët dhe jam në punë andej”, u shpreh Elida.
“Atë ditë që unë u nisa, kjo më merr me video, unë isha në aeroport dhe nuk ja hap. I shkruaj nëse kishte gjë dhe kjo më thoshte motra mora vetëm për të pyetur si je. Aty thash shyqyr që nuk kuptoi gjë.
Mezi po prisja ti jepja atë përqafim. Ai babagjyshi më mbuloi komplet dhe mezi po prisja ta hiqja. E falenderoj se gjithmonë ka menduar për mua”, tha Miranda.