• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

40 mijë përdorues droge në Shqipëri, rritet konsumi i kokainës

25/09/2017
40 mijë përdorues droge në Shqipëri, rritet konsumi i kokainës

Në krahasim me vendet e tjera çmimet e drogës në vendin tonë janë më të lira. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Genci Muçollari, drejtues i një organizate jofitimprurëse që trajton përdoruesit e heroinës me metadon, jep disa statistika të frikshme.

Rreth 550 të varur nga heroina trokasin për të kërkuar ndihmë në dyert e organizatës, “Aksion plus” në kryeqytet, por dhe në degët e saj nëpër rrethe. Shumca prej tyre janë në Tiranë, rreth 200 përdorues. Të tjerët në qytete të tjera, rreth 350 vetë, përfshirë edhe ato që vuajnë dënimet në burgje.

“Në Shqipëri rreth 40 mijë persona janë përdorues të drogërave të llojeve të ndryshme” thotë Muçollari që vë në dukje rritjen e përdoruesve të kokainës.

“Në vendin tonë droga më e përdorur aktualisht është marijuana, kjo për shkak të çmimit të lirë që ka dhe për faktin se nuk është një drogë e fortë. Pas saj vjen heroina, por është vënë re kohët e fundit një trend në rritje i përdoruesve të kokainës” thotë Muçollari, që vëren se çmimet e drogës në vendin tonë janë më të ulëta se në të gjithë rajonin.

“Bazuar në statistikat e fundit të publikuara nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimet, Shqipëria rezulton si vendi me çmimet më të ulëta në rajon për sa i përket kokainës dhe hashashit, në një kohë që ka prevalencën më të lartë të përdoruesve. Sipas të dhënave vendi ynë renditet i pari në rajon pasi ka prevalencën më të lartë të personave që kanë provuar kokainë të paktën një herë në jetën e tyre. Ndërsa jemi të 2-tët në rajon, pas Kroacisë për përdorimin e kanabisit gjatë jetës. Kjo vjen si pasojë e çmimeve të lira ku kanabisi në Shqipëri kushton më lirë se në çdo vend tjetër të rajonit, ku te ne përdoruesit mund të blejnë një gram marijuanë për vetëm 5 dollarë, ndërsa në Malin e Zi, e njëjta sasi blihet për 26 dollarë. Në krahasim me Kosovën, numri i përdoruesve për vendin tonë është më i lartë”

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare, ja detajet nga projekti

23/12/2025
I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

I nënshtrohet operacionit në gju, Neymar në garë me kohën për të mos humbur Botërorin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al