• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

400 fluturime mbi Gjirokastër, piloti italian tregon eksperiencën në qytetin e gurtë

02/05/2024
400 fluturime mbi Gjirokastër, piloti italian tregon eksperiencën në qytetin e gurtë

Piloti italian Antonio Guzzi regjistron rreth 400 fluturime në aerodromin e Gjirokastrës. Ndërsa jeton në qytetin e Barit përgjatë dy viteve të fundit ka marrë pjesë rregullisht në aktivitetet për sportet e ajrit që janë zhvilluar në Gjirokastër. “Për herë të parë në Gjirokastër kam fluturuar në vitin 2022 kur u hap edhe aerodromi, kam pasur nderin të jem piloti i parë me avion që jam ulur këtu, kam qenë pjesë e aktiviteteve për sportet e ajrit që janë zhvilluar përgjatë këtyre dy viteve, pista dhe peizazhi këtu janë shumë të bukur”, thotë ai.

Për pilotin italian aerodromi i Gjirokastrës përbën një resurs të veçantë për zhvillimin e turizmit. Pjesë e fluturimeve me avionë sportivë apo hedhjeve me parashutë janë edhe turistët që vizitojnë qytetin. “Aerodromi i Gjirokastrës ka potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, i takon strukturave shtetërore që të nxisin fluturimet e këtushme, sepse siç themi në pilotët : 1 kilometër rrugë nuk të çon askund ndërsa 1 kilometër pistë fluturimi të çon në të gjithë botën”, shprehet piloti për Euronews.

Gjatë fluturimit në ajër, Gjirokastra e parë nga lart ofron pamje të veçanta, të cilat i kanë lënë mbresa pilotit Italian. “Për një pilot dhe aq më tepër të huaj është diçka e veçantë ta shikosh Gjirokastrën nga lart, mbi të gjitha kështjellën. Qyteti prej guri shkëlqen si argjend, pastaj të fluturosh mbi këto male, madje të shikosh edhe detin është emocionuese”, thekson ai. Ai ka përshtypjet më të mira për banorët e Gjirokastrës ndërsa i cilëson mikpritës dhe miqësorë. Piloti italian Antonio Guzzi shprehet se do të vazhdojë të fluturojë në qiellin e qytetit të gurtë për t’i ofruar të pasionuarve të sporteve të ajrit imazhet mbresëlënëse të Gjirokastrës.

Related Posts

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dogji metalet në biznesin e tij duke shkaktuar ndotje, nën hetim 48-vjeçari në Gjirokastër

05/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Punëtori i aksidentuar në Gjirokastër, 3 të arrestuar

05/03/2026
Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri
Kryesore

Aksidenti tragjik i mori jetën të riut në Itali! Familjarët kërkojnë ndihmë për kthimin e trupit në Shqipëri

05/03/2026
Qeveria bën gati një tjetër rritje të taksës mbi naftën, pritet shtrenjtim i çmimit
Kryesore

Lufta në Lindjen e Mesme, nis rritja e çmimit të naftës edhe në Shqipëri

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al