Një 41-vjeçar ka mashtruar një grua duke i marrë automjetin pa i dhënë lekët. Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Delvinë. Sipas policisë, shtetasi E.D, 41 vjeç, banues në Delvinë, ka mashtruar shtetasen A.K, banuese në lagjen nr.3 të Delvinës. Policia ka kallëzuar në Prokurorinë e Sarandës 41-vjeçarin.
©ArgjiroLajm.net









