• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për mirëmbajtjen me performancë të akseve kryesore rrugore në vend, për 4 vitet e ardhshme, me një fond limit prej 4.47 miliardë lekësh të reja apo 46.5 milionë euro.

Në total parashikohet mirëmbajtja e mbi 1,300 kilometrave rrugë, të ndara në 4 kontrata sipas rajoneve.

Kontrata A, që mbulon rajonin verior, përfshin 242.2 km rrugë, duke përfshirë segmente si Milot–Lezhë, Shkodër–Hani i Hotit, Vau i Dejës–Pukë dhe lidhjet drejt Kukësit e Shëngjinit, ndërsa fondi limit është rreth 815 milionë lekë.

Ndërkohë që, kontrata B përfshin 294.1 kilometra akse rrugore në rajonin qendror dhe verilindor dhe ka një fond limit prej gati 1.1 miliardë lekë. Ndër segmentet kryesore janë lidhjet Tiranë–Rinas–Durrës, Thumanë–Milot, si dhe rrugët drejt Bulqizës dhe Peshkopisë.

Kontrata C mbulon pjesën lindore dhe juglindore, përfshin rreth 403 km rrugë, duke përfshirë akse si Elbasan–Qafë Thanë, Korçë–Kapshticë, Librazhd–Qukës dhe Lushnjë–Berat dhe ka një fond limit prej 1.37 miliardë lekë, raporton Scan Tv.

Ndërsa kontrata D, për rajonin jugor, përfshin rreth 374.1 kilometra rrugë, me segmente si Tepelenë–Gjirokastër, Orikum–Himarë–Borsh, Levan–Vlorë dhe lidhjet drejt Konispolit. Fondi limit për këtë kontratë është gati 1.2 miliardë lekë.

Modeli i mirëmbajtjes “me performancë” nënkupton që kompanitë do të jenë përgjegjëse për garantimin e standardeve të rrugëve gjatë gjithë periudhës së kontratës, duke përfshirë ndërhyrje të vazhdueshme si riparime, pastrim, sinjalistikë dhe, në disa segmente, edhe mirëmbajtje dimërore.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al