Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht deputetja e Gjirokastrës, ka postuar në faqen e saj një foto të 45 viteve më parë, teksa ajo ishte nxënëse në shkollën ‘Kosova’ në Tiranë. Fotoja vjen në një kohë kur kjo shkollë është rikonstruktuar dhe pritet të jetë gati për këtë vit të ri shkollor.
“45 vjet me pare. 1 shtator 1973 – dita ime e pare e shkolles. Ne oborrin e shkolles “Kosova” me zysh Havanë. Nuk e besoja kurre se aty do rikthehej shkolla aq e dashur…Mezi pres diten e pare te shkolles kete vit per ta pare. Ish nxenes te shkolles “Kosova”, bashkohuni se erdhi dita. Bravo Erion Veliaj”, shkruan Kumbaro në Facebook.
© AgjiroLajm.net










