Deputeti Bledi Çuçi ishte në Tepelenë me rastin e 5 Majit. Ai bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve, si dhe vizita në familjet e veteranëve.
“Sot në Nderim të Ditës së Dëshmorëve, homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Tepelenës ku nderuam mbi 500 dëshmorë. Më tej vizitova edhe dy familje të nderuara. Fillimisht familjen e Margarita Elmaz Bilbilit. Margarita një dëshmitare e gjallë e luftës, doli në moshën 15 vjeçare në mal dhe me shumë mbresa e emocion ndamë një bisedë të bukur, ku kujtuam ato vite. Isha me kënaqësi edhe në familjen e Krenar Progonatit, tek vëllai i heroinës Nimete Progonati ku biseduam me Krenarin, një pensionist gjithmonë i angazhuar dhe që ka përherë diçka për të ndarë për shoqërinë, Tepelenën, Shqipërinë”, shkruan Çuçi në faqen e tij në Facebook.








