• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

53 ton mish pule i kontaminuar nga Brazili. Kush është kompania që po vret shqiptarët?

27/05/2018
53 ton mish pule i kontaminuar nga Brazili. Kush është kompania që po vret shqiptarët?

Bllokimi i më shumë se 53 tonëve mish të kontaminuar ka ngritur jo pak shqetësim te popullsia mbi sigurinë e produkteve ushqimore që konsumojnë çdo ditë. Kjo është e pesta sasi e identifikuar në më pak se pesë muaj të këtij viti, ndërsa vjet është kapur vetëm 1 e tillë. Bëhet fjalë për mish pule që vjen nga përtej oqeanit dhe sipas burimeve, përdoret nga firmat përpunuese të mishit. Gazeta Panorama u interesua në Drejtorinë e Doganave dhe pyeti edhe kreun e AKU-së, lidhur me firmën që kishte porositur ngarkesë, por të dyja këto institucione nuk pranuan të tregonin biznesin, duke e bërë edhe më të pamundur mbrojtjen e qytetarëve. Kreu i AKU-së, të cilit gazeta i bëri edhe një intervistë për shkak të rritjes së rasteve të zbuluara, pyetjes se cilës kompani i përket sasia e bllokuar, iu shmang. “Në këtë fazë ku ne jemi e kemi menaxhuar riskun 100 për qind. Nuk ka sens të thuhen emra kompanish dhe të përfshihemi në çështje që nuk është e jona, s’na takon. Është një luftë tregtare jo e shëndetshme. Teorikisht mund t’i ndodhë kujtdo. Hap nesër një kompani me 1 mijë lekë në QKR dhe porosit mish, i cili kur vjen këtu…”, tha kreu i AKU-së, Agim Ismaili.

Në fakt, bëhet fjalë për mish me salmonelë, që infekton në masë popullsinë dhe që për fat të keq, sasitë e kapura po rriten. Ja çfarë thotë për gazetën kreu i AKU-së. AKU ka identifikuar dhe bllokuar jo pak, por 53.1 tonë mish me salmonelë, destinuar për vendin tonë? Si është realizuar ky proces nga AKU?

Kjo ndërhyrje është në vazhdën e një standardi të ri kontrolli. Në 2014-ën, mbi bazën e një njoftimi nga autoritetet e Brazilit është cilësuar riskoz ushqimi që vjen nga shteti i tyre. Ata e bëjnë këtë pasi kanë interesin e tyre që të krijojnë besueshmëri në treg. Për të menaxhuar këtë risk, ka dalë një urdhër ministri, që thotë se ngarkesat e mishit të ardhur nga Brazili duhet të ekzaminohen me analiza shtesë. Në kuadër të saj, ne bëjmë analizat e çdo kontenieri që vjen. Duhet të theksojmë që të mos përhapim panik kot. Brazili është një treg i madh botëror për mishin. Ai është treg real, jo i sajuar për Shqipërinë. Në këtë kuadër kanë vijuar këto analiza shtesë.

Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme mishi të bllokuar. Si është kjo në raport me një vit më parë? Vjet është gjetur një rast ngarkesë me mish të kontaminuar, kurse këtë vit janë identifikuar dhe bllokuar pesë raste. Unë nuk mendoj që rreziku ka ardhur duke u shtuar, por varet nga cilësia e kontrollit. Mekanizimi i kontrollit është i njëjtë, por duket të jetë më efikas. A mund të themi se sasia e bllokuar ishte mall i destinuar posaçërisht për Shqipërinë?

Jo, kjo nuk ka lidhje. Ai është treg botëror. Jemi në proces verifikimi për të parë origjinën, nga ka shëtitur kontenieri me qëllim që nëse krijohen dyshime për veprim të qëllimshëm apo kriminal, sigurisht që do të ketë tjetër qasje. Por në këtë fazë ku ne jemi kemi menaxhuar riskun 100%. Nuk ka sens të themi emra kompanish, pasi përfshihemi në një çështje që nuk është e jona.

Në deklaratë nuk citohej për çfarë lloj mishi bëhej fjalë? Konsumatori besoj se duhet të informohet mbi masat që duhet të marrë…

Është mish pule. Por kjo nuk ka rëndësi. Megjithëse i kemi kushtuar shumë vëmendje çështjes së etiketimit dhe kontrolleve, në supermarkete mund të ketë edhe produkte pa etiketë. Janë shtuar dhe etiketime të reja për produktet me bazë luksi dhe është një proces që po adresohet siç duhet. Kemi shumë progres në këtë pikë, por patjetër që ka produkte të tilla ende në treg. Do t’u sugjeroja konsumatorëve që kurrsesi të mos blejnë pa etiketë dhe pa kupon tatimor. Në rast se çdo mall që blihet është me kupon, është lehtësisht i gjurmueshëm. Kur nuk ka kupon, është e sigurt që është i pasigurt e potencialisht edhe me risk. Vetëm fatura garanton që procesi ka ndodhur siç duhet.

Dëgjojmë prej vitesh “mish Brazili”, që shpesh është ai që shënjestrohet si mish me risk. Ka vende të tjera të ngjashme importi që përbëjnë rrezik për shqiptarët?

Shqipëria importon edhe nga Europa, Amerika Latine e shumë vende të tjera. Brazili është vend ndër më të fuqishmit në botë për eksportimin e mishit. E gjitha është çështje tregtare, çmimi, kërkesë-oferte etj. Unë do të thosha që shkalla e problemit nuk është në atë masë sa ç’është te besimi. Deklaroj me përgjegjësi se çdo kontenier që vjen ekzaminohet. Njerëzit të mos panikosen kot. Nga 178 kontenierë të ekzaminuar kanë dalë pesë problematikë për këtë vit, nga janari në maj.

Sa të sigurt janë konsumatorët mbi atë çka blejnë? A është AKU garanti jonë ushqimor?

Në Shqipëri ka stabilimente prodhimi, njësi tregtimi, flota transporti automjetesh për të garantuar ushqim të sigurt në të gjithë gjeografinë e Shqipërisë. Ndihmë në këtë aspekt japin edhe bizneset, të cilat janë në garë me njëri-tjetrin, me standardet, zgjerimin e klientelës dhe importet. Ata janë të detyruar të jenë korrektë për të mbijetuar në treg. Besojmë që dhe forca e kontrollit ka meritën e saj. Nuk përjashtohet mundë- sia që në treg të ketë edhe produkte e prodhues informalë problematikë, që e ndotin tregun dhe krijojnë edhe pasiguri. Jemi në luftë të përditshme me ta. Përditë ndëshkohen shkelës dhe shohim që ka përmirësime çdo ditë. Ka një qasje pozitive. Jemi mirëkuptuar shumë me opinionin publik e madje edhe me vetë kundravajtësit./Panorama

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

E rëndë në Itali/ Shoferi shqiptar humb jetën tragjikisht në aksident, la pas dy fëmijë

21/12/2025
U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

U sëmur gjatë udhëtimit në tragetin e linjës Korfuz -Sarandë, 67-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al