Edhe pse ndaj tij, gjykata kishte vendosur që për 20 ditë të mos shkonte në shtëpinë e gruas, 53-vjeçari Arben Shaqiri, nuk e ka respektuar.
Policia e Sarandës bën me dije se ai është vënë në pranga, pasi ai ka shkelur urdhrin e gjykatës, duke shkuar në shtëpinë e përbashkët që ka me gruan, dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, duke shkelur edhe urdhrin e mbrojtjes të saj.
Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Sarandës kanë vënë në pranga Shaqrin, ndërsa materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë për veprën penale ”Dhuna në familje” dhe ”Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”