Duke folur në Kuvend për buxhetin e vitit 2023, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli edhe njëherë në vëmendje shifrat e turistëve që kanë hyrë në Shqipëri për 9 muajt e parë të këtij viti. Sipas saj janë plot 6.4 milionë turistë. Për të ilustruar faktin që ka ende turistë që vijnë në Shqipëri edhe këto kohë, Kumbaro përmendi Gjirokastrën teksa tha se në fundjavë kryesisht është e vështirë të gjesh dhoma të lira nëpër hotele. Në përgjigje të një reagimi nga vendi që bëri deputeti i PD, Helidon Bushati, Kumbaro e ftoi të vinte në Gjirokastër se do t’i gjente dhomë me mik. ©argjiroja.net