Me 6 gola në 5 javët e para të Serie B, Cristian Shpendi vjen në ekipin përfaqësues në formë fantastike dhe me shifra rekord. Për herë të parë pas 20 vitesh, “bomberi” kuqezi arrin rekordin që mbahej nga Francesco Tavano, si lojtari i fundit që shënonte në 5 ndeshje radhazi. Progresi i C.Shpendit është i jashtëzakonshëm, krahasuar me një vit më parë, ku mbylli sezonin me 12 gola të shënuar në total. Kuotën e 6 golave, Shpendi e kapi pas 16 ndeshjeve një vit më parë, por këtë herë i mjaftuan vetëm 5 takime, duke marrë menjëherë i vetëm kreun e listës së golashënuesve më të mirë në Serie B.
Shpendi nuk ka rivalë në Serie B apo Itali, i vetmi lojtari i cili ka bërë më mirë se sa C.Shpendi është Raphninha. Sulmuesit të Barcelonës i mjaftuan vetëm 4 ndeshje për të kapur kuotën e 6 golave. Ndryshe nga Shpendi, Raphinha nuk ka shënuar në 5 ndeshje radhazi në La Liga, duke e bërë Shpendin të jetë një lojtar unik për momentin në 5 Ligat më të rëndësishme në Evropë.
Pa diskutim, nuk ka vend për krahasim mes tyre, për statistikat janë të pashmangshme, fakt është që Ronaldo Maran ka në dispozicion një sulmues në top formë, një “armë” më shumë për sfidat e para në Ligën e Kombeve.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb






