Pas 9 muajsh në koma dhe beteje për ngritjen në këmbë, Andrea Sadiku nuk ja ka dalë dhe ka ndërruar jetë. Njoftmin e dhimbshëm për humbjen e jetës së Andrea Sadiku në Turqi e ka dhënë babai i tij nëpërmjet një statusi në facebook. Andrea u aksidentua me motor në 6 qershor 2022 në afërsi të Çukës. Për disa muaj ai mbeti në koma në spitalin e traumës në Tiranë. Pas mbështetjes së ofruar nga qindra shqiptarë, ai u transferua në Turqi ku fillimish u dha shpresë se mund të ngrihej përsëri në këmbë. Por mëngjesin e sotëm ka ardhur lajmi i dhimbshëm për humbjen e jetës së Andrea Sadikut.