Partia Socialiste do të bëjë nesër hapjen e fushatës elektorale në qarkun Gjirokastër.
Aktiviteti do të zhvillohet pasdite në orën 18:00. Mësohet se secili prej shtatë kandidatëve do të bëjë një prezantim të shkurtër të vetes, duke treguar gjithashtu edhe motivin përse është pjesë e ekipit të PS dhe përse duhet ta votojnë qytetarët.
Partia Socialiste për qarkun Gjirokastër ka në listën e kandidatëve për deputetë Bledi Çuçin, Mirela Kumbaron, Flamur Golemin, Laert Durajn, Artemisa Dralon, Matilda Çelën dhe Elvira Pashon.