Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar sot Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehun, i cili zëvendëson në këtë detyrë Besmir Bejën.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Malaj ka falënderuar ish-drejtorin Beja për punën e bërë, ndërsa shton se do të vijojë puna për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.
“Prezantuam sot para ekipit të administratës doganore Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Doganave, Fation Shehu, të cilit i uroj suksese në detyrën e re. Një falënderim për Besmir Bejën, për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të këtij institucioni.
Vijojmë punën për një administratë doganore më moderne, më efikase dhe më pranë sipërmarrjes, me fokus lehtësimin e tregtisë dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian”, shprehet Malaj.
Shehu ka mbuluar detyrën e drejtorit të Antikontrabandës për 4 vite, ku vlen të theksohet që vitin e kaluar u vlerësua edhe me Çmimin e Parë nga SELEC (Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore) për arritje në luftën kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Ai është i diplomuar në









