Problemi i rrugës së fshatit Palokastër, e cila gërryhej nga lumi Kardhiq vit pas viti duket se do të marrë fund. Ka nisur ndërhyrja për ndertimin e mbrotjes lumore. Lajmin e jep kryebashkiaku Flamur Golemi, i cili pa nga afër punimet bashkë me ministrin Bledi Çuçi. Investimi është financim i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
“Falë investimit të Ministrisë së Bujqësisë dhe angazhimit personal të vetë ministrit e deputetit tonë, Bledi Çuçi, po ndërhyjmë për të sistemuar rrjedhën e lumit Kardhiq, i cili po gërryente rrugën e fshatit. Mbrotja lumore që është duke u ndërtuar shpëton të vetmen rrugë që lidh fshatin me zonat e tjera”, shkruan Golemi në faqen e tij në Facebook. Punimet janë parashikuar të përfundojnë brenda këtij viti.
©argjiroja.net