• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

“I kërkoj falje vëllait tim Pirro Dhima dhe familjes sime”. Këto janë fjalët e para të Odhise Dhimës nga paraburgimi, pas arrestimit të tij në Greqi për skandalin e dopingut në peshëngritje.

Në një deklaratë për televizionin grek MEGA, 58-vjeçari kërkon ndjesë për pozitën e vështirë në të cilën ka vendosur familjen, por mohon se i ka dhënë qëllimisht substanca anabolike djalit të tij të mitur.

Ai jep shpjegime edhe për preparatet e sekuestruara në banesën e tij, duke pretenduar se shumica janë të ligjshme.

“I kërkoj falje vëllait tim Pirro Dhima dhe familjes sime, që i kam vendosur në një pozitë të vështirë për shkak të sjelljes sime të pamenduar. I kërkoj falje të gjithë qytetarëve që e kanë dashur Pirro Dhimën. Kam dy vjet që nuk merrem më me stërvitjen e sportistëve.

Ndihem i shkatërruar nga dezinformimi kundër meje, kur arrijnë deri në pikën që të më akuzojnë se i kam dhënë qëllimisht anabolikë djalit tim të mitur. E vërteta, që del nga një vendim gjykate, është se është përdorur një suplement ushqimor i ligjshëm, në paketimin e të cilit nuk përmendej substanca anabolike.

Kjo u pranua nga Këshilli i Lartë për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Sportive (ASEAD), i përbërë nga gjyqtarë të rregullt, i cili më atribuoi pakujdesi. Preparatet e gjetura në shtëpinë time janë të ligjshme, përveç disa prej tyre, për të cilat do të provoj se i përdor për arsye mjekësore” ka deklaruar ai.

Odhise Dhima, ish-trajner i ekipit kombëtar të peshëngritjes, akuzohet për furnizim, ruajtje dhe trafikim të paligjshëm të substancave anabolike. Sipas hetimeve të autoriteteve greke, ai dyshohet se ka furnizuar sportistë të rinj me substanca të ndaluara, ndërsa mes rasteve që po shqyrtohen është edhe ai i djalit të tij të mitur.

Gjatë kontrolleve në banesën e 58-vjeçarit dhe në ambiente sportive në Atikë, policia sekuestroi 871 njësi preparatesh farmaceutike dhe substancash dopingu. U gjetën gjithashtu kartela sportistësh, shënime të shkruara me dorë dhe 15 mijë euro.

Dhima ka kërkuar kohë për të përgatitur mbrojtjen dhe pritet të paraqitet para hetuesit të hënën, më 16 nëntor.

Related Posts

Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B
Kryesore

Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B

15/11/2026
Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
Kryesore

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!

14/11/2026
Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë
Kryesore

Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

14/11/2026
Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin
Kryesore

Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin

14/11/2026
Balla: Kryetarët e bashkive duhet të jetojnë në komunitetet përkatëse, jo ta drejtojnë bashkinë nga Tirana
Lajme

Balla: Kryetarët e bashkive duhet të jetojnë në komunitetet përkatëse, jo ta drejtojnë bashkinë nga Tirana

14/11/2026
Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben
Kryesore

Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026
Kemi gjetur harmoninë mes veteranëve dhe të rinjve, Sylvinho meriton duartrokitje – Balkanweb.com – News24

Gjimshiti zbulon sekretin e suksesit: Kemi gjetur harmoninë mes veteranëve dhe të rinjve, Sylvinho meriton duartrokitje

15/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al