• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Festivali në Gjirokastër: Të gjithë për Fustanellën, si rreth flamurit!

16/05/2017
Festivali në Gjirokastër: Të gjithë për Fustanellën, si rreth flamurit!

Më 19 maj Gjirokastra mirëpret festivalin më të ri, i cili ka në vëmendje të tij trashëgiminë kulturore. Kështu në kuadër të “Fustanella Festival” do të festohet duke kujtuar fustanellën një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve nga 19 deri më 21 maj, sa edhe do të zgjasë festivali. Fustanella do të kthehet në veshjen më të kërkuar gjatë kësaj kohe në kalanë e Gjirokastrës dhe në rrugicat e saj…

Bomba e festivalit… Kanë udhëtuar nga një skaj në tjetrin të botës si headliner të gjitha festivalet më të mëdha. Indi, Skandinavi, Turqi, Kinë dhe të gjithë Europën Perëndimore dhe Lindore. Më së fundi në Shqipëri produkti më i suksesshëm muzikor që ka eksportuar ndonjëherë vendi ynë vijnë bashkë me zërin e ikonës së folkut shqiptar Hysni Zela, që përzihet me atë të Karaibeve të Tuup, klarineta e Bardhit me beatin e tablove indiane të Rav… Tunxhet e “çunave” të Fanfarës me elektronikën e Tim…E nisëm me Fanfarën e Tiranës për të kaluar në emra si Maria Mazzota që do të performojnë në “Fustanella Festival”, që do të mbahet më 19 maj në Gjirokastër, edicion i parë që kthen vëmendjen te trashëgimia kulturore… Rreth Fustanellës – si një nga elementet më të bukura që estetika e lartë e popullit shqiptar në të kaluarën ka imponuar jo vetëm në viset shqiptare por edhe te fqinjët jugorë dhe në të gjithë rajonin ballkanik e deri në oborret mbretërore të lindjes së mesme. Një kostum që mahniti jo pak të huaj që do të përdoret si flamur për atë çka na bashkon dhe jo ç’na ndan me fqinjët. Një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet por e jetuar në modernitetin e një bote globale. Vishe dhe ti! – është motoja e organizatorëve. Kështu në kuadër të “Fustanella Festival” do të festohet duke kujtuar fustanellën, një nga veshjet tradicionale të shqiptarëve.

Në këtë festival do të ketë performanca të ndryshme muzikore por edhe konferenca dhe aktivitete të ndryshme me qëllim që Gjirokastra të jetë në vëmendje të njerëzve nga 19 deri më 21 maj, sa edhe do të zgjasë festivali. Fustanella do të kthehet në veshjen më të kërkuar gjatë kësaj kohe në kalanë e Gjirokastrës dhe në rrugicat e saj të ndërtuara me gurë.

“Një kostum që mahniti jo pak të huaj që do të përdoret si flamur për atë çka na bashkon dhe jo çka na ndan me fqinjët. Një festë muzikore e përbashkët me rrënjët në identitet por e jetuar në modernitetin e një botë globale”, thuhet në përshkrim të festivali duke përdorur moton “Vishe dhe ti!”, si një ftesë që fustanella të vishet sa më shumë të paktën gjatë këtij festivali.

“Fustanella Festival”, nis sivjet edicionin e tij të parë me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës. Përgjatë ditëve të festivalit, kalaja e Gjirokastrës do të jehojë nga tingujt e muzikës të krijuar nga këngëtarë të ndryshëm vendorë e ndërkombëtarë.

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Debatet Selin-Miri, banori i kthehet në Prime: Ose do dalim mirë të dy, ose…

Debatet Selin-Miri, banori i kthehet në Prime: Ose do dalim mirë të dy, ose…

10/03/2026
VIDEO/ Bayern “sundon” në Itali, Atletico “shpërthen” në Champions

VIDEO/ Bayern “sundon” në Itali, Atletico “shpërthen” në Champions

10/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al