• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kallëzohet në Prokurorinë e Gjirokastrës një ish-kryetar komune

17/05/2017
Çfarë po ndodh në Gjirokastër? 76 divorce vetëm gjatë tre muajve të fundit

Kontrolli i Lartë i Shtetit pas verifikimeve të kryera ka çuar në prokurori, A.C. ish kryetar Komune Lopës, Tepelenë dhe R.S. përfaqësues ligjor për shkak të dëmit prej 74 milionë lekësh.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 1231/1, datë 15.12.2016, ndryshuar me nr. 1231/2, datë 31.01.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Tepelenë dhe Njësitë Administrative ish-Komunat Qendër, Lopës dhe Kurvelesh për periudhën 01.01.2012 deri më 31.12.2016, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.

Me Vendimin nr. 39, datë 30.04.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 1231/21, datë 30.04.2017, me qëllim  përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Tepelenë masa me karakter organizativ  në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet në vlerën 332.6 milion lekë dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 74.9 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, në përcaktimin e kritereve konkurruese për marrjen pjesë në prokurime, në vlerësimin e ofertave ekonomike, në zbatimin e punimeve, si dhe në fushën e hartimit të projekteve e konkretisht për:

z. A.C. me detyrë ish-Kryetar i Komunës Lopës, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, për procedurën e prokurimit “Rikonstruksion i shkollës 9 vjeçare Sinanaj, Komuna Lopës Tepelenë”, për:

Dëmin ekonomik në vlerën prej 14,751,486 lekë pa tvsh, shkaktuar nga skualifikimi i padrejtë i  operatorit ekonomik me ofertë me vlerë më të ulët, në kushtet kur OE ka plotësuar kërkesat e DST, si dhe kualifikim dhe shpallje fitues të OE me ofertë më të lartë, në kushtet kur OE nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim sipas DST.

Realizimin e procedurës të prokurimit, në kushtet kur anëtarët e KVO nuk plotësonin kualifikimin arsimor për ta realizuar atë dhe nuk janë bërë me dije për prokurimin, duke deklaruar se nuk kanë dijeni të procedurës të realizuar nga ish-Komuna Lopës, nuk kanë nënshkruar apo realizuara asnjë procedurë prokurimi, duke kërkuar verifikimin e falsifikimit të dokumentacionit të tenderit.

z. R.S. në cilësinë e përfaqësuesit ligjor dhe hartuesit të projekt preventivit të investimit“Rikonstruksioni i Hyrjes “Ali Pasha”, Vazhdimi i shëtitores përgjatë kalasë dhe rikonceptimi i rrugës batalioni “Baba Abaz”, Bashkia Tepelenë, për:

Rritje fiktive të çmimeve të zërave të punimeve të projekt-preventivit të objektit, jo në përputhje me manualin teknik të çmimeve, duke preventivuar më tepër fondin limit, me pasojë rritje fiktive të vlerës së investimit, përfitimit të pa merituar dhe dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit dhe njësisë vendore në shumën prej 11,817,467 lekë pa tvsh.

 KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga A.C. me detyrë ish-Kryetar i Komunës Lopës, në cilësinë e Titullarit të Autoritetit Kontraktor, në kundërshtim ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” dhe R.S. nën cilësinë e hartuesit të projekt preventivit, në kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për Kontrollin dhe Disiplinimin e Punimeve të Ndërtimit” dhe VKM nr. 514, datë 15.08.2007 “Për informatizimin e llogaritjes së kostos dhe hartimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit, ndryshuar me vendim nr. 664, datë 26.09.2012 , si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i RSH”, me shkresat nr. 1231/24 datë 04.05.2017 dhe 1231/25 datë 04.05.2017, KLSH ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër, për konsumimin e elementëve të figurës së veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga nenet 258 dhe 248, të Kodit Penal.

V.O. Në ëeb-in e KLSH gjendet i plotë Vendimi nr. 39, datë 30.04.2017 i Kryetarit të KLSH-së, në lidhje me këtë auditim

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant

“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant

11/03/2026
Ikonë e gjallë! Ye njofton papritur një koncert në LA, thyen rekord me 1 milion njerëz që përpiqen të blejnë bileta

Ikonë e gjallë! Ye njofton papritur një koncert në LA, thyen rekord me 1 milion njerëz që përpiqen të blejnë bileta

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al