• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Dashnori” transparencës Vangjel Tavo, çfarë fshihet pas sulmit për projektin e Bypassit në Gjirokastër

05/10/2020
Vangjel Tavo flet sikur s’ka qenë kurrë në pushtet: Këtu s’ka më shpresë, ne do bëjmë qeveri në krah të qytetarëve dhe fshatarëve. Ndihmat e Covid i morën vetëm besnikët e sektit të Rilindjes

Ish-deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, ka bërë një reagim të ashpër sot kundër kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, dy ditë pasi u prezantua projekti për Bypassin e qytetit, që i jep zgjidhje devijimit të trafikut të automjeteve në zonën muzeale. Problemi i tij nuk është transparenca e projektit, për të cilin kishte një prezantim publik dhe ftesë për të marrë pjesë.

Fare mirë mund të shkonte kushdo, edhe vetë Vangjeli madje. Ndërkohë që me siguri do të ketë konsultime të tjera në vijim. Vangjel Tavon s’e lidh asgjë me transparencën këtu e 24 vite që ka patur mandat deputeti. Mjafton të shohësh këtu gjithë piruetat e tij politike sa nga PS-ja e te LSI-ja në funksion të pushtetit të vet personal; mjafton të shohësh si e qeveriste ai Bashkinë Gjirokastër me Zamira Ramin, si i mblidhte ai lekët për LSI-në përmes Zyrës së Burimeve Njerëzore në Bashkinë Gjirokastër, si e ndante një vend pune për disa persona vetëm e vetëm për t’u marrë votën; si i bënin largimet nga puna me letër me vrimë dhe si e përdori klubin e futbollit Luftëtari për të zhvatur miliona nga buxheti i bashkisë.

Mjafton të shohësh si e qeveriste Bashkinë Dropull me “kukullën” e tij Ahilea Deçka, që miratonte leje guroresh për të vëllain e tij e plot përfitime të tjera. Natyrisht pa asnjë transparencë dhe në funksion të zgjerimit të pushtetit të tij. Vangjel Tavos nuk i bëhet vonë për transparencën e projektit, as nuk ka merakun e konsultimeve publike. Problemi i tij është me vështirësinë për të dalë deputet në 25 prill. LSI rrezikon mandatin e Tavos në Gjirokastër, jo më të marrë mandat të dytë për Brisin që s’ka asnjë shans.

Prandaj Tavo shfaqet si ‘dashnor’ i transparencës dhe sulmon çdo punë e projekt që bën Bashkia Gjirokastër. Kush e njeh Vangjel Tavon dhe enturazhin e tij, e di fare mirë që ai s’ka lidhje me transparencën, por veç me pazaret. Vangjel Tavo është i fundit që duhet të vëjë kujën për transparencë. “Dashnor” të listave të hapura edhe pranonim, meqë ishte në modë kohët e fundit të flitej për to, por “dashnor” i transparencës është vërtet shumë. Mos e tepëro Vangjel!

©argjiroja.net 

Related Posts

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!
Kryesore

Spiropali: S’kam turpëruar PS! Ndër ne ka nga ata që kanë abuzuar me pushtetin!

14/11/2026
Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë
Kryesore

Asambleja e PS s’ka vendim për përjashtimin e Spiropalit, Klosi: Vijon të jetë anëtare e partisë

14/11/2026
Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin
Kryesore

Berisha kërkon bashkëpunim me Veliajn kundër Ramës: Na ndihmo të rrëzojmë kryeministrin

14/11/2026
Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben
Kryesore

Rama: Misioni ynë është i qartë, të mos lejojmë që uji i pistë të mbysë beben

14/11/2026
Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca
Kryesore

Fatmir Xhafaj kundër Ramës: Të mos përjashtohet Spiropali dhe Ndreca

14/11/2026
Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia
Kryesore

Thellohet përplasja në PS, Rama kërkon përjashtimin e Spiropalit nga partia

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës

14/11/2026
Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al