• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24

Pas jehonës së rezultateve të futbollit, një tjetër sukses kuqezi vjen nga pistat e akullta të Levit. Lara Colturi siguron podiumin e dytë radhazi dhe ngjitet në krye të klasifikimit të përgjithshëm të Kupës së Botës, me pikë të barabarta me Emma Aicher.

Finlanda po kthehet në një vend me kujtime të veçanta për sportin shqiptar. Pas emocioneve të futbollit, këtë herë është Lara Colturi ajo që ka bërë krenarë tifozët kuqezi, duke regjistruar një tjetër rezultat fantastik në Kupën e Botës në ski alpine.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka përfunduar në vendin e dytë në garën e slalomit të zhvilluar në Levi të Finlandës, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme që po kalon në nisje të sezonit të ri. Ky është podiumi i dytë radhazi për 19-vjeçaren, pas vendit të dytë të siguruar tri javë më parë në Sölden të Austrisë.

Colturi zhvilloi një garë shumë të mirë në të dyja zbritjet, duke e mbyllur konkurrimin me kohën totale 1 minutë, 53 sekonda e 5 të qindtat. Përpara saj u rendit vetëm gjermania Emma Aicher, me kohën 1:52.62, ndërsa podiumi u plotësua nga austriakja Katharina Truppe.

Por suksesi në Levi ka një rëndësi edhe më të madhe për skiatoren kuqezi. Me 80 pikët e fituara nga ky rezultat, Lara Colturi shkon në kuotën e 160 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm të Kupës së Botës, ku ndan vendin e parë pikërisht me Emma Aicher. Pas vetëm dy garave, Shqipëria ka një përfaqësuese në majën e skive botërore.

Një nisje fantastike sezoni për Larën, e cila po dëshmon se mund të rivalizojë me emrat më të mëdhenj të këtij sporti dhe se objektivi për të luftuar për fitoren në Kupën e Botës nuk është më një ëndërr e largët.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Kosova merr një pikë ndaj Izraelit, paraqitje dinjitoze me një lojtar më pak
Sport

Kosova merr një pikë ndaj Izraelit, paraqitje dinjitoze me një lojtar më pak

14/11/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi

14/11/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Për herë të parë pa Messin, Argjentina e nis me humbje ciklin e ri, bie përballë Uruguait (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Për herë të parë pa Messin, Argjentina e nis me humbje ciklin e ri, bie përballë Uruguait (VIDEO)

14/11/2026
Për herë të parë pa Messin, Argjentina e nis me humbje ciklin e ri, bie përballë Uruguait (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Për herë të parë pa Messin, Argjentina e nis me humbje ciklin e ri, bie përballë Uruguait (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Triumf me përmbysje, Shqipëria U-21 “thyen” 3-1 Luksemburgun, shihni perlën e Brrutit (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Triumf me përmbysje, Shqipëria U-21 “thyen” 3-1 Luksemburgun, shihni perlën e Brrutit (VIDEO)

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Kosova merr një pikë ndaj Izraelit, paraqitje dinjitoze me një lojtar më pak

Kosova merr një pikë ndaj Izraelit, paraqitje dinjitoze me një lojtar më pak

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al