• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Qeraste femrat me uiski, deputeti nga Saranda propozon një zgjidhje për kufirin detar me Greqinë

05/10/2020
Qeraste femrat me uiski, deputeti nga Saranda propozon një zgjidhje për kufirin detar me Greqinë

Deputeti Kostaq Papa ka propozuar një ligj me një nen, miratimi i të cilit, sipas tij, shpëton Shqipërinë nga rreziku i shitjes së detit nga tradhtaret shqiptarë te vendet fqinje.

Një dekadë më parë, një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e zonës ekonomike ekskluzive në detin Jon u prish pasi Gjykata Kushtetuese shqiptare e shpalli atë antikushtetuese dhe cenuese për integritetin territorial të vendit.

Një dekadë më vonë, kufiri detar mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të mbetet çështje e pazgjidhur dhe burim i vazhdueshëm tensioni mes dy vendeve.

Por deputeti Kostaq Papa, i cili kishte numrin 46 në listën e Partisë Demokratike për qarkun Tiranë ku zgjidhen gjithsej 34 deputetë, thotë se e ka gjetur zgjidhjen e problemit të detit me Greqinë duke propozuar një ligj me dy nene.

Neni i parë i projektligjit “shpallje si det historik të detit të Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Papasës”, thotë: “Deti i Gjirit të Sarandës, Butrintit, Ksamilit, Himarës, Borshit, Qeparoit, Palasës, përmnush kushtet e detit historic dhe shpallet Det Historik”.

Neni i dytë thotë: “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare”.

Papa, i cili tërhoqi vëmendjen e publikut pak kohë më parë me një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë në të cilin e përshkroi veten me jo shumë modesti si mbështetës i kauzës së barazisë gjinore sepse ai vetë në rini kishte qerasur shoqet me pije të shtrenjta, e argumenton propozimin me dëshirën se një shpallje e tillë e detit në fjalë si Det Historik, do të eliminojë rrezikun që tradhtaret ta shesin detin te “vendet fqinje”.

“Projektligji synon të mbyllë spekulimet n ë lidhje me problemet që janë shfaqur nga kërkesa e shtetit fqinj për delimitimin e ujërave detare dhe shtrirjen 12 milje të kufirit detar në Detin Jon,” thuhet në relacionin e publikuar në faqen e internetit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Në këto hapësira ujore detare shqiptare kanë ndodhur ngjarje të rëndësishme historike botërore, rajonale e kombëtare,” vijon më tej argumentimi, para se të rendisë një numër ngjarjesh, të cilave propozuesi iu është referuar në tërësi si “historike”, të tilla si zbarkimi i Eneas dhe luftëtarëve të mbijetuar të Trojës në Butrint para se të vijonin udhëtimin epik për themelimin e Romës, zbarkimi i Jul Cezarit në Palasë gjatë luftërave civile, betejat e Karl Anzhuinit apo betejat me “piratin e detit Haxhi Dauti”.

Sipas Papës, “ky projektligj mbyll përfundimisht mundësinë e matjeve të gabuara e me shumë përthyerje në detin e Gjirit të Sarandës dhe çon vijën e ujërave tona në koordinatat e duhura”.

Kostaq Papa zëvendësoi deputetin Sali Berisha në maj 2019 pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga Kuvendi i Shqipërisë bashkë me deputetët e tjerë të opozitës.

Related Posts

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)
Pikante

“Hiq dorë nga Vlora se do të q**më robt!”,vlonjati degradon në ofendime para protestuesve (VIDEO)

04/07/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026
Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike
Pikante

Profesor Pilinçi: Edi Rama ka rënë. Kam gati qeverine teknike

10/06/2026
“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…
Lajme

“Të bësh ironi dhe ti shëmtirë”, Zegjineja ofendon blogeren nga Gjirokastra. Reagon Dea Mishel: Analfabete funksionale, unë dhëmbët i drejtova, po ti…

08/06/2026
Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin
Kryesore

Rama shfaqet me bluzë me flamingo, simboli i protestës për Zvërnecin

08/06/2026
Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!
Kryesore

Rama fton 20 përfaqësues të protestuesve: Punët i kemi të ndara. Ju në kor me robt e shtëpisë time, unë në krye të punëve të Shqipërisë!

02/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk bën efekt as Trump, USA “lan duart” me Botërorin, Belgjika triumfon me “poker”

Nuk bën efekt as Trump, USA “lan duart” me Botërorin, Belgjika triumfon me “poker”

07/07/2026
Nuk bën efekt as Trump, USA “lan duart” me Botërorin, Belgjika triumfon me “poker”

Nuk bën efekt as Trump, USA “lan duart” me Botërorin, Belgjika triumfon me “poker”

07/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al