Situata me koronavirusin në Shqipëri vijon të mbetet e njëjtë. Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë kryer 914 testime prej të cilave 162 kanë rezultuar pozitivë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 63 të prekur në Tiranë, 16 raste në Korçë, 10 raste në Durrës, 9 raste në Shkodër, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Pogradec, 4 raste në Kuçovë, 3 raste në Lushnje, Berat, Mallakastër, Gramsh, 2 raste në Krujë, Devoll, Elbasan, Kukës, Dibër, 1 rast në Has, Pukë, Librazhd, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Ura Vajgurore, Përrenjas, Roskovec, Kolonjë, Shijak, Skrapar.
Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 4 persona të tjerë duke e çuar bilancin e përgjithshëm në 407 viktima. Betejën me COVID e kanë humbur një 47 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçare nga Kavaja, një 72 vjeçar nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Korça.
Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 150 persona duke e çuar në 9,115 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në spitalin Infektiv “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 231 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (7 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 162
Të shëruar ne 24 orë 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 914
Testime totale 94,840
Raste pozitive 14,730
Raste të shëruara 9115
Raste Aktive 5208
Humbje jete 407
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2711
Durrës 563
Shkodër 393
Lezhë 256
Korçë 253
Elbasan 226
Fier 225
Vlorë 185
Kukës 139
Berat 125
Dibër 77
Gjirokastër 55