• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të dielën sfida vendimtare/ Trajneri Maran dhe Asllani: Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin

14/11/2026
Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mesfushori Kristjan Asllani dolën në konferencën zyrtare për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në prag të ndeshjes së fundit në grupin C1 në UEFA Nations League ndaj Bjellorusisë, që do të luhet nesër në orën 18:00.

Trajneri Rolando Maran vlerësoi Bjellorusinë si një kundërshtar të fortë, por theksoi se Kombëtarja është e përgatitur dhe e vendosur për të dhënë maksimumin.

Tekniku kuqezi u shpreh se skuadra nuk do të bëjë llogari, por do të fokusohet te paraqitja e saj dhe te arritja e objektivit final. Sa i përket formacionit, Maran bëri me dije se vendimi përfundimtar do të merret pas vlerësimit të gjendjes fizike të lojtarëve.

A do të ndihet mungesa e Ramadanit dhe si është gjendja e Muçit? – Jo, nuk jam i shqetësuar, sepse kam në dispozicion lojtarë të tjerë. Jemi te Kombëtarja dhe të gjithë lojtarët që kemi në skuadër janë në nivelin e duhur për të bërë mirë, ndaj nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

Përkundrazi, kjo do të jetë një mundësi që lojtarë të tjerë të tregojnë vlerat e tyre dhe të jenë të dobishëm për ekipin. Të gjithë duan të japin kontributin e tyre dhe të bëjnë diçka për këtë fanellë, ndaj do të jetë një mundësi e mirë për ta.

Sa i përket Ernestit, ai nuk është stërvitur këtë mëngjes. Do ta vlerësojmë nesër dhe do të shohim se si do të ndihet.

Bjellorusia, çfarë kundërshtari prisni nesër? –Përballemi me një kundërshtar që ndoshta është skuadra ndaj së cilës kemi hasur më shumë vështirësi në këtë grup. Në fakt, në 12 ndeshjet e fundit, Bjellorusia ka humbur vetëm një herë dhe kjo humbje ka qenë pikërisht ndaj nesh.

Kjo tregon se do të përballemi me një skuadër që po kalon një moment të mirë dhe se do të jetë një sfidë e vështirë për të marrë kontrollin e lojës dhe për ta zhvilluar atë sipas mënyrës që duam ne.

Megjithatë, ne jemi gati dhe të vendosur. Kemi ndërtuar një identitet të rëndësishëm si skuadër dhe kemi lojtarë që po përpiqen të japin maksimumin për të arritur rezultatin që na nevojitet. Do të zbresim në fushë me këto cilësi, që janë pikat tona të forta dhe që duhet t’i shfaqim në maksimum kur luajmë me këtë fanellë, për të arritur objektivin tonë.

Do të jeni të kënaqur me barazimin nesër, apo do të futeni në fushë vetëm për fitore? – Jo, absolutisht jo. Ne jemi një skuadër që nuk bën llogari. Nuk do të shihni kurrë një ekip që zbret në fushë duke kursyer energjitë apo duke bërë llogari. Ne jemi një skuadër që duhet të japë maksimumin në çdo ndeshje.

Këta janë lojtarë që, nëse kanë këtë mentalitet, arrijnë të japin edhe më shumë nga sa pritet prej tyre. Ne përpiqemi gjithmonë të tejkalojmë veten, të përmirësohemi çdo ditë dhe në çdo ndeshje. Ky është objektivi ynë: të jemi më të mirë se në ndeshjen e fundit, për të arritur rezultatin që kërkojmë, pa menduar për asgjë tjetër dhe pa bërë absolutisht asnjë llogari.

A do të ndikojë në qasjen tonë fakti që na shërben edhe vetëm barazimi për të arritur vendin e parë? – Unë jam mësuar të them gjithmonë të vërtetën. Në fakt, kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë brenda dhomës së zhveshjes apo në mbledhjet tona. Ne kemi menduar vetëm të japim maksimumin dhe të bëjmë gjithçka për të zhvilluar paraqitjen më të mirë të mundshme. Ne jemi të përqendruar te paraqitja jonë dhe te dhënia e maksimumit për këtë fanellë.

Si kanë qenë këto dy ditë përsa i përket rikuperimit, a ka mjaftuar koha për të qenë gati? – Është e qartë që në këto raste punohet më shumë përmes analizës sesa përmes stërvitjes në fushë. Sot, gjatë seancës stërvitore, jemi përpjekur të shohim disa situata, por më shumë në aspektin teorik dhe shpjegues. Besoj se kjo vlen si për ne, ashtu edhe për kundërshtarin.

Në ndeshje të tilla duhet të përqendrohemi te disa situata të caktuara që mund të jenë vendimtare dhe që mund të na ndihmojnë gjatë lojës. Bëhet fjalë për situata që i kemi analizuar dhe evidentuar në ndeshjet e mëparshme, si në tonat, ashtu edhe në ato të Bjellorusisë.

Formacioni, a e keni vendosur si do të luani nesër? – Jo, kur luan ndeshje kaq të afërta me njëra-tjetrën, është më e vështirë të kesh që në fillim një formacion të përcaktuar me siguri. Duhet të shoh fillimisht gjendjen e lojtarëve nesër në mëngjes dhe më pas të marr vendimin.

Sigurisht që kam disa ide në mendje, por dua të shoh se si do të reagojnë lojtarët gjatë aktivizimit të mëngjesit të nesërm dhe çfarë përgjigjesh do të marr nga gjendja e tyre fizike. Pastaj do të bëj zgjedhjen përfundimtare.

Kristjan Asllani u shpreh se Kombëtarja është në një moment shumë të mirë dhe e përgatitur për sfidën ndaj Bjellorusisë, duke theksuar se objektivi i vetëm është fitorja dhe marrja e tre pikëve. Mesfushori vlerësoi paraqitjen ndaj Finlandës, ndërsa nënvizoi se skuadra duhet të luajë me karakter, agresivitet dhe guxim. Asllani foli gjithashtu për rëndësinë e grupit, duke theksuar se në Kombëtare të gjithë luajnë për Shqipërinë, ndërsa u shpreh i kënaqur me rolin e tij më të avancuar në mesfushë dhe hapësirat që po krijon për të goditur portën.

Si është gjendja e skuadrës? – Gjendja është shumë e mirë, sot kemi bërë seancën e fundit në mëngjes. Jemi përgatitur mirë, tani do të studiojmë edhe ekipin kundërshtar. Nesër e dimë të gjithë që është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Nuk duhet të mendojmë çfarë na duhet. Duhet të mendojmë vetëm për të marrë tre pikët. Do të futemi në fushë për fitore.

Si do të jetë mënyra për ta marrë fitoren? – Sigurisht, do të futemi në fushë me karakter dhe shumë agresivitet. Ata janë një ekip shumë fizik. E kemi parë në Tiranë, na kanë vendosur shumë në vështirësi, sidomos në pjesën e parë. Por ne jemi përgatitur mirë, jemi në një moment të mirë dhe duam ta fitojmë ndeshjen.

Sa ju ka ndihmuar fitorja me Finlandën? – Kur vesh këtë fanellë duhet të japësh jo 100%, por më shumë. Na duhet maksimumi. Besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë me Finlandën para tifozëve tanë. Jemi shumë të lumtur, por tani mendojmë vetëm për Bjellorusinë.

Keni luajtur edhe më përpara me Shehun, mendoni se do të jetë një problem? – Jo, aspak. Nuk është problem. Në futboll ndodh. Ramadani ka marrë karton të verdhë dhe do të mungojë, nuk do të jetë dhe na vjen keq. Por të gjithë djemtë janë gati. E dimë të gjithë që në Kombëtare nuk luhet për Asllanin, Ramadanin apo për Shehun, por sepse të gjithë përfaqësojmë kombin tonë, familjet tona dhe mendojmë vetëm për Shqipërinë.

Ndaj Finlandës u ndalët nga portieri, mendon se mund ta përmirësosh shënjestrën ndaj Bjellorusisë? – Nuk e di, tifozët pas dy golave me San Marinon kërkojnë sërish gola të tjerë. Unë nuk jam sulmues, por shumë dëshirë do të kisha të shënoja. E rëndësishme është të marrim tre pikë dhe të dalim të lumtur.

Moment pozitiv i Kombëtares, cilat janë arsyet që kanë ndikuar? – Po guxojmë shumë. Trajneri na kërkon shumë agresivitet. Një futboll që po shkon shumë mirë. Po shfaqemi mirë në fushë. Në dy ndeshjet e para nuk e kuptuam mirë, por tani të gjithë djemtë e kanë kuptuar, trajneri na ka kuptuar ne. Të gjithë jemi bashkë dhe mendojmë vetëm për nesër. Na duhet fitorja edhe këtu.

Shohim një Asllan më të avancuar dhe më të rrezikshëm, a të kishte munguar ky rol? – Ne tani po luajmë me dy mesfushorë. Trajneri dëshiron rotacione. Unë jam ai mesfushori që ikën më shumë para. Kam hapësira dhe po godas portën. Po më pëlqen forma që po kalojmë ne tani. Jam shumë i lumtur.

Related Posts

Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24
Sport

Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Sport

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës

14/11/2026
Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24
Sport

Lara Colturi pushton Levit, dy podiume dhe vendi i parë në Kupën e Botës – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
Kosova merr një pikë ndaj Izraelit, paraqitje dinjitoze me një lojtar më pak
Sport

Kosova merr një pikë ndaj Izraelit, paraqitje dinjitoze me një lojtar më pak

14/11/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi

14/11/2026
UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi – Balkanweb.com – News24
Sport

UEFA Nations League/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me Bjellorusinë, shqetëson Muçi – Balkanweb.com – News24

14/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24

Të dielën sfida vendimtare/ Trajneri Maran dhe Asllani: Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin

14/11/2026
Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24

Bjellorusia kundërshtar i vështirë, të japim maksimumin dhe të arrijmë objektivin – Balkanweb.com – News24

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al