• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Greqia “trimërohet” pas tërheqjes së “Oruç Reis”: Mezi presim të fillojmë kërkimet në Mesdheun Lindor

12/10/2020
Greqia “trimërohet” pas tërheqjes së “Oruç Reis”: Mezi presim të fillojmë kërkimet në Mesdheun Lindor

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka bërë të ditur se Athina do të vijojë sërish eksplorimet e naftës e gazit në Mesdheun Lindor, por nuk përcaktoi kohën se kur. Shefi i diplomacisë greke, në intervistën e dhënë për gazetën e Athinës Eleftheros Typos, ka komentuar në mënyrë të zgjeruar tërheqjen e Turqisë e përkatësisht anijes së saj kërkimore “Oruç Reis” në bregdetin pranë Qipros.

Tërheqja ndodhi pas negociatave të shumta që zhvilloi kancelarja Merkel dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo në Athinë e Ankara për të ulur gjakrat mes dy anëtarëve të NATO-s. Është rënë dakord se nuk do të ketë asnjë kërkim në det për hidrokarbure nga palët në mënyrë të njëanshme.

Por edhe pas kësaj, Athina duket se po luan me nervat e turqve, duke i përmendur sanksionet e BE-së por edhe të drejtën e saj për të kërkuar naftë.

“Greqia përshëndeti tërheqjen e “Oruç Reis” si një hap i parë drejt shtensionimit. Sidoqoftë, ne deklaruam se po presim të shohim nëse kjo do të ketë vazhdimësi dhe qëndrueshmëri. Respektimi i legjitimitetit ndërkombëtar nuk mund të jetë as momental dhe as një dimensional. Duhet të jetë e përgjithshme dhe e qëndrueshme.

Greqia kërkon ç’tensionim dhe është gjithmonë në favor të dialogut. Siç ka theksuar Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, dritarja e dialogut me Turqinë është e hapur, por një kusht i domosdoshëm është që të mos ketë veprime të paligjshme nga ana e saj. Ne kemi deklaruar se presim me padurim fillimin e kontakteve eksploruese”.

Pyetjes së gazetarit se a A janë sanksionet më në fund në tryezën e BE-së? Dendias i përgjigjet:

“Sanksionet jo vetëm që qëndrojnë në tryezë por marrin formë, pasi iu referohen qartë Konkluzioneve të Samitit, neneve 29 dhe 215 të Traktatit për Bashkimin Evropian, të cilat merren me sanksione. Nëse deri në dhjetor Turqia nuk ka dhënë shenja të prekshme të de-përshkallëzimit dhe vazhdon veprimet e saj të paligjshme, atëherë Bashkimi Europian do të ndërmarrë hapin tjetër. Turqia thirret të provojë se do të thotë atë që thotë dhe se ajo kërkon sinqerisht dialog, domethënë braktis veprimet e saj të paligjshme, shantazhet dhe kërcënimet”.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA mban nesër mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv në Stamboll

UEFA mban nesër mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv në Stamboll

19/05/2026
Brooke Shields: Për vite u etiketova si se*s-simbol

Brooke Shields: Për vite u etiketova si se*s-simbol

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al